Informacione turistike nga Saranda

06/01/2320:15

Shperndaje:

Informacione turistike nga Saranda, Butrinti, Syri i Kalter dhe dhjetra destinacione  turistike ne Sarande. Saranda Web.

Qyteti i Sarandes shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit.
Ndodhet 262 km larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana, 124 km nga Vlora dhe 52 km nga Gjirokastra.

Vende për tu vizituar


Qyteti i Sarandes dhe territori rreth saj janë absolutisht vendi më i pasur në Shqipëri me objekte të vjetra kulti. Kryesisht kisha që vijnë që nga periudha bizantine dhe disa më të hershme mbeten edhe sot e kësaj dite një nga pasuritë më të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore të vendit.


Kisha e Manastirit të 40 Shenjtorëve ndodhet në Lindje të Sarandës. Kisha ndodhet në vendin nga ku mund të shihni tërë Sarandën. Është ndërtuar  në shekullin XV. Një rast më shumë për t’u kredhur në një atmosferë gati-gati mistike. SarandaWeb


Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Mesopotam ndodhet vetëm pak kilometra në rrugën që lidh Sarandën me hidrocentralin e Bistricës. Është ndërtuar në shekullin e XI-të nga perandori bizantin Konstantin Monomaku. Është nga monumentet më të rralla bizantine të shekujve XI-XIV-të. Nga manastiri i vjetër sot ruhen rrënoja të mureve rrethuese dhe një kullë në pjesën perëndimore. Manastiri është zhdukur thuajse krejtësisht. Kisha është një përzierje e stilit të vjetër bizantin me ndikim roman. Është ndërtuar në shekullin XII, kohë në të cilën ky territor ishte nën zotërimin e anzhuinëve.


Xhamia e Gjin AleksitNë krejt zonën rreth e rrotull Sarandës do të hasni në shumë xhami. Porse ato janë kryesisht të reja. Një kuriozitet më vete përbën një xhami që i kushtohet një të krishteri. Ajo quhet “Xhamia e Gjin Aleksit” dhe është bashkë me disa varre të shenjta myslimane në mes të fshatit Rusan. Xhamia është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe në shekullin XVII-të dhe është ende funksionale. Xhamia gjendet në periferi të Delvinës.


Itinerare Jashtë Qytetit


Sarandë Butrint – Ksamil Që të shkoni në Butrint duhet të merrni rrugën që ju nxjerr nga jugu i qytetit të Sarandës. Butrinti është rreth 15 kilometra. Përgjatë rrugës do të kaloni një rradhë të gjatë hotelesh dhe pastaj do të hyni në Parkun Kombëtar të Butrinit në një rrip shkëmbor që është i vendosur mes liqenit të Butrintit dhe detit. Qyteti antik është i hapur për turistët prej orës 08.00 të mëngjesit gjatë të gjitha ditëve të javës. Për informacion: Rr. “Skënderbeu”, Lgj. 1, te Muzeu Etnografik. SarandaWeb

Syri i Kalter është një burim natyror, në një thellësi prej më shumë se 50 metrash. Burimi i krijuar mrekullisht nga nuanca ngjyrash, që syri i njeriut mahnitet t’i shikojë. Natyra e ka pikturuar këtë burim në formën e një syri. Forma e syrit duket ngjyrë blu i thellë në mes dhe i kaltër anash. Sipas legjendës së njohur, dikur në atë tokë sundonte një dragua. Drogoi ndalonte banorët të merrnin ujë dhe rrembente vajzat.

Në momentin që dragoin e vrasin, nga syri i tij buroi i gjithë uji i kulluar duke krijuar Syrin e Kalter. Dhe rrjedha e tij mori formën e lumit të Bistricës, i cili ushqen përreth një bimësi goxha të dendur. Të gjithë preferojnë të shohin diçka magjike në këtë vend… Ku natyra dhe njeriu vihen në barazpeshë dhe lidhen ngushtë mes tyre.

Butrinti – Qyteti Antik i Butrintit  ndodhet në jug të qytetit të Sarandës. Mbi një kodër, në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.

Në një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, përkundrejt ishullit të Korfuzit, i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s.

Butrinti ngrihet mbi një kodrinë jo shumë të lartë, e cila laget nga të trija anët me uje. Në lindje dhe verilindje të kodrës shtrihet liqeni i Butrintit, kurse nga ana jugore kalon kanali që lidh liqenin me detin Jon.

Informacione turistike nga Saranda

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.