
Qyteti antik Buthrot, Butrint – Ksamil



Qyteti antik i Butrintit (Buthrotos) ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, mbi një kodër, në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, në një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, përkundrejt ishullit të Korfuzit, i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s. Qyteti ngrihet mbi një kodrinë jo shumë të lartë, e cila laget nga të trija anët me uje. Në lindje dhe verilindje të kodrës shtrihet liqeni i Butrintit, kurse nga ana jugore kalon kanali që lidh liqenin me detin Jon.
Njoftimet më të hershme arkeologjike për këtë qytet i kemi nga Qiriaku prej Ankone, i cili, duke udhëtuar për në Greqi, u ndal edhe në këtë qytet, ku pa tepricat e ndërtimeve antike, pjesë statujash dhe kopjoi disa mbishkrime që tani kanë humbur. Në fillimin e shekullit të kaluar Butrintin e vizitojnë udhëtarë të tjerë, si Martin, Liku e Pukevili.
Misioni arkeologjik italian i kryesuar nga Ugolini zhvilloi gërmimet në këtë qytet prej vitit 1928-1936; mbas vdekjes së tij punimet i vazhduan P. Markoni dhe më vonë D. Mustilli deri në vitin 1940. Si rezultat i gërmimeve shumëvjeçare, në Butrint kanë dal në dritë një tok periudhash historike dhe monumentesh si më poshtë; Kalaja, Teatri, Agoraja, Portiku, Tempujt, Bazilika e madhe, Baptisteri, etj.
Periudha romake që u karakterizua nga zgjerimi i sipërfaqes së qyetit dhe nga një hop i madh ndërtimesh ku mbizotërojnë ndërtimet e karakterit shoqëror si gjimnazi, kapitoli, banjat, ujësjellësi (aquedukti) 5 km i gjatë, çezmat si dhe zgjerimi i sipërfaqes në fushën e Vrinës dhe në Diaporit si dhe mori statusin e kolonisë në periudhën e Oktavian Augustit.
Periudha paleokristiane (bizantine). Qendra e qytetit u spostua pranë Baptisterit, ku krahas Baptisterit (pagëzimorja) shek. V- VI pas K, ku përveç formës arkitekturore një vend të rëndësishëm zë mozaiku( 69 medalione) shumëngjyrësh ku pasqyrohen shpendët dhe kafshët e territorit përreth. Një numër kishash e rrethojnë këtë monument ku mbi të gjitha vlerë të veçantë ka Bazilika e madhe e cila flet për një qendër episkopale e varur nga Nikopoli.Periudha veneciane karakterizohet nga ndërtime fortifikuese (1368) si kalaja trekëndore përballë Butrintit, kullat në hyrje dhe kalaja veneciane në Akropol me një kryekullë në qendër. Ndërsa Ali Pashë Tepelena ndërtoi fortesën në derdhje të kanalit të Vivarit në vitet 1808- 1811.
Sot Butrinti është në gjëndje shumë të mire dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore “UNESKO”.




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Presidenti i Nderit të KS Butrinti Agron Beqiri
07/12/1520:05

Dy procedime penale për dhunë: Njëri fizike ndaj bashkëshortes tjetri psikologjike ndaj vajzës
07/12/1520:05

BENN KAFE kërkon të punësojë shitëse dhe punonjës fabrike
07/12/1520:05

Pushuesi alarmon Policinë: Kam gjetur një predhë në Plazhin e Centralit
07/12/1520:05

Steffi kërkon të punësojë menaxhere/shitëse me kohë të plotë
07/12/1520:05

Mblidhet kryesia e PD Delvinë: Zgjidhen 2 nënkryeratët, për sekretar propozohen 3 emra
07/12/1520:05

Sherret e sotme në Sarandë: Policia njofton për një arrestim dhe një ndjekje penale
07/12/1520:05

Pas goditjes me thikë në qafë sherri degradon me përplasje automjetesh
07/12/1520:05

Çfarë ndodhi gjatë natës në Sarandë? 38-vjeçari shkon në spital me plagë në qafë. Dyshimet
07/12/1520:05

Zelensky: Guximi ynë impresionon botën, muzika jonë pushton Evropen!
07/12/1520:05




Rezervime

Apartament 2+1 me pishinë
07/12/1520:05

Apartament për pushime në Sarandë.
07/12/1520:05

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
07/12/1520:05

Dhomë çift për pushime
07/12/1520:05

Dhoma Ksamil
07/12/1520:05
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
07/12/1520:05

Suvenire nga Saranda – Shegë
07/12/1520:05

Suvenire nga Saranda
07/12/1520:05

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
07/12/1520:05

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
07/12/1520:05



