Ardit Bido, kandidati i PS për Sarandën dhe Delvinën – Një rikthim te rrënjët

12/03/2521:08

Shperndaje:

Ardit Bido, kandidati i PS për Sarandën dhe Delvinën – Një rikthim te rrënjët

 

Partia Socialiste ka vendosur të hyjë në këto zgjedhje me një figurë të spikatur nga vetë zemra e jugut. Burime nga selia rozë konfirmojnë se Ardit Bido do të jetë kandidati për mbulimin politik të rretheve Sarandë dhe Delvinë, duke sjellë një alternativë që mishëron historinë, përvojën dhe vizionin për të ardhmen e zonës.

 

Pas disa vitesh, PS i kthehet një kandidature me rrënjë të thella vendase. Lindur dhe rritur në Sarandë, me origjinë nga Delvina, Ardit Bido është një figurë e njohur në jetën akademike, në administratën shtetërore dhe në debatet publike. Ai ka drejtuar për vite me radhë Drejtimin e Përgjithshëm të Arkivave, duke sjellë një transformim modernizues, ndërsa zëri i tij ka qenë i pranishëm në çështje me rëndësi kombëtare dhe lokale.

 

Burime nga selia rozë konfirmojnë se Ardit Bido do të jetë kandidati

 

Por kush është Ardit Bido dhe çfarë përfaqëson ai për Sarandën dhe Delvinën?

 

Profili i Ardit Bido – Akademik, drejtues dhe zë publik

 

Një rrugëtim nga Saranda në arenën akademike dhe politike

 

Ardit Bido është profesor i asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe, prej vitit 2016, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave. Gjatë drejtimit të tij, arkivat shqiptare kanë përjetuar një revolucion dixhital, duke lehtësuar qasjen e publikut dhe përmbushur standardet më të larta evropiane. Nën drejtimin e tij, Shqipëria u anëtarësua në Portalin Evropian të Arkivave në vitin 2018.

 

Bido kreu arsimin e mesëm në gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë, për të vijuar më pas studimet në Gazetari dhe një doktoraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, ku edhe ligjëron prej vitit 2012.

 

Ardit Bido një zë i fortë për të drejtat pronësore dhe zhvillimin e jugut

 

Me rrënjë të thella në Delvinë, Kurvelesh dhe Rrëzomë, Ardit Bido ka qenë një nga figurat më aktive për të drejtat pronësore të bregasve, shqiptarëve të Çamërisë dhe minoritetit grek. Ai ka promovuar me forcë potencialin zhvillimor të Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit, Himarës dhe Labërisë, duke u angazhuar drejtpërdrejt në çështje me rëndësi strategjike për rajonin.

 

Si ekspert në Komisionin e Reformës Territoriale, ai ka luajtur një rol kyç në krijimin e bashkive Konispol, Finiq, Himarë dhe Selenicë, duke lobuar gjithashtu për zgjerimin e Bashkive Delvinë, Sarandë dhe Konispol për të fuqizuar administrativisht dhe ekonomikisht këto zona.

 

Kontributi akademik dhe botimet e rëndësishme

 

Në botën akademike, Ardit Bido është autor i tre monografive me ndikim të madh, përfshirë:

 

  • “Kisha Ortodokse Shqiptare: Një histori politike (1878-1945)”, botuar nga Routledge, një nga shtëpitë botuese më të mëdha akademike në botë.
  • “Koncesioni editorial i medias shqiptare”.
  • “Beteja për 20 përqindshin”.

 

Gjithashtu, ai ka referuar në konferenca shkencore ndërkombëtare në institucione prestigjioze si Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, ATINER në Athinë, Jad Vashem në Jeruzalem dhe Universiteti i Amsterdamit.

 

Eksperienca e Ardit Bidos  në media dhe administratë

 

Bido ka një eksperiencë të gjerë në fushën e medias, duke shërbyer si kryeredaktor dhe drejtor në disa media kombëtare. Po ashtu, ai ka mbajtur pozicione drejtuese në Universitetin Metropolitan Tirana, ka qenë zëdhënës në Universitetin e Tiranës dhe këshilltar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

 

Vlerësime dhe angazhime ndërkombëtare

 

Ai është pjesë e bordeve akademike dhe kërkimore, si dhe anëtar i revistave shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Për kontributin e tij, ai është vlerësuar me mirënjohje nga Bashkia e Delvinës dhe Komuna e Kërçovës.

 

Ardit Bido zotëron anglishten dhe greqishten, ndërsa ka njohuri të gjera të italishtes dhe frëngjishtes.

 

Ardit Bido – Një kandidat me vizion për Sarandën dhe Delvinën

 

Me një bagazh të pasur akademik, administrativ dhe publik, Ardit Bido përfaqëson një alternativë të fortë për Sarandën dhe Delvinën. Rrënjët e tij të thella në këtë zonë, bashkë me përvojën dhe vizionin modernizues, e bëjnë atë një kandidaturë që mund të sjellë energji të reja dhe projekte të rëndësishme për zhvillimin e jugut.

 

A do të jetë ai zëri i ri që do ta çojë më tej këtë rajon? Koha do ta tregojë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Publikohet lista e plotë e Partisë Social Demokrate për Qarkun Vlorë
Publikohet lista e plotë e PD për Qarkun Vlorë – EMRAT në Listën e Hapur
Lista e plotë e PS me emrat në listë të hapur dhe të mbyllur për Qarkun Vlorë
Ardit Bido, kandidati i PS për Sarandën dhe Delvinën – Një rikthim te rrënjët
Shpallet “Lista e mbyllur” e PD për Qarkun Vlorë – Manjola Nikollo refuzon kandidimin
Plazhet: Nga e mira Publike tek privatizimi i heshtur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.