Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

15/11/2519:34

Shperndaje:

Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

 

Në prag të botimit të veprës së tij më të re, artisti i njohur sarandjot Vangjel Agora sjell para publikut librin “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”, një homazh i fuqishëm për historinë e artit skenik në Sarandë dhe sidomos për veprimtarinë e gjimnazit të njohur “Hasan Tahsini”.

 

I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Agora rrëfen se ideja e këtij libri ka nisur dekada më parë, gjatë një udhëtimi artistik që zgjati rreth 40 viteEstradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Aty u mblodhën kujtime, dokumente, fotografi dhe emocione të cilat sot formojnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm.

 

 

 

Një libër për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit

 

Vepra sjell një panoramë të detajuar të zhvillimit të lëvizjes artistike në shkollën e mesme “Hasan Tahsini”, duke dokumentuar ngjarje, drama, interpretime dhe figura që i dhanë jetë kulturës së qytetit. Agora shkruan se veprimtaritë artistike të kësaj shkolle jo vetëm pasuruan jetën kulturore të Sarandës, por u bënë edhe një bazë e fuqishme për ringritjen e institucioneve kulturore në vitet që pasuan.

Nga kjo shkollë kanë dalë rreth 17 talente, të cilët më pas u bënë emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre: Josif Papagjoni, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Albano Bogdo, Zef Mosi, Ervina Kotolloshi, Armela Demaj dhe të tjerë. Libri rikthen atmosferën e asaj kohe duke dokumentuar gjithë rrugëtimin e tyre të hershëm.

 

Një punë e mbështetur në dokumente, muze dhe kujtime të brezave

 

Gjatë përgatitjes së librit, Agora ka shfrytëzuar një dokumentacion të pasur: burime arkivore, fletë-volante, materiale të muzeut të shkollës, gazetën lokale, si dhe dhjetëra biseda me ish-nxënës e mësues që kanë kontribuar në historinë e artit skenik në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

Ai thekson se çdo faqe është një fije e rrjetës së kujtimeve që formojnë “tapetin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”.

 

Përveçse një libër kujtimesh dhe faktesh historike, vepra përmban edhe një mesazh të qartë për brezat e sotëm: të vlerësojnë artin, kulturën, trashëgiminë dhe të ndërtojnë një të ardhme të ndritur pa e harruar kurrë të shkuarën.

Në një kohë të dominuar nga teknologjia dhe lëvizshmëria e shpejtë kulturore, Agora u drejtohet të rinjve me thirrjen për të mbijetuar dhe orientuar veten duke çmuar rrënjët, origjinën dhe vlerat e qytetit.

 

Vangjel Agora  shpreh falenderim të veçantë për mikun e tij, Dr. Vasil Llajo, i cili ka marrë përsipër botimin e veprës. Ai pranon se procesi ka qenë i lodhshëm, por thelbësor për ruajtjen e kujtesës kolektive të Sarandës.

 

Vangjel Agora e mbyll prezantimin e tij me një ftesë të sinqertë:
Të gjithë dashamirët e artit dhe historisë kulturore të qytetit do të kenë mundësinë ta përjetojnë këtë libër sapo të dalë nga botimi.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet
Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit
Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri
Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.