Së shpejti dokumentari “Mbresa nga stendat e një muzeu”. Apeli ndaj ish-nxënësve të “Hasan Tahsinit”

06/12/2315:37

Shperndaje:

Eshtë në nderin e çdo institucioni shkollor që veprimtarinë mësimore, shkencore, shoqërore, kulturore dhe sportive ta ketë grumbulluar, arshivuar e pasqyruar në stendat e një muzeu.

Një nga keto institucione i spikatur në rang kombëtar, jo vetëm për rezultatet mësimore në vite, por edhe për konceptimin dhe ndërtimin e një muzeu është dhe shkolla e mesme e përgjithëshme “Hasan Tahsini” në qytetin e Sarandës të cilës së bashku me profesor Xhorxhi Vasilin, operatorin A. Balani, kolonën zanore të kompozitorit të njohur Limos Dizdari (Artist I merituar) po I kushtojmë një dokumentar titulluar “MBRESA NGA STENDAT E  NJË MUZEU”

Këto ditë kemi mbaruar xhirimet në eksterier dhe interier dhe së shpejti fillojmë montazhin. Dokumentari krahas pasqyrimit të stendave sipas kapitujve dhe viteve, në menyrë kronologjike, ka dhe një ser intervistash me ish nxënës, drejtor dhe mësues të kesaj shkolle.

Ky muze vetëm fotografi në fondin e saj disponon 11.000 copë që pasqyrojnë veprimtari të ndryshme shkollore dhe dy vepra artistike tepër cilesore të sponsorizuar nga ish nxënësit,si dhe relike të ndryshme.

Në këtë muze janë arshivuar ngjarje të rëndësishme.

Ndër to veçojmë dekorimin me “URDHERIN NAIM FRASHERI I ART” dhe titullin”KALORES I URDHERIT TË FLAMURIT”.

Me këtë rast do të dëshiroja edhe në emer të stafit realizues të falenderoja shokët e mij të maturës 74-ër që u bënë pjesë e invesitoreve të ketij dokumentari si Agim Muco, Qirjako Martiko, Tare Zholi, Filip Ikonomidhi, Agron Ahmeti, Alqi Vasili, Andon Argjiri, Vasil Nikuli dhe njëkohësisht e rëndësishme është thirrja për gjithë ish maturantët por edhe për ish nxenesit e shkollës që  në se disponojnë relike, dokumenta apo foto nga veprimtarit e ndryshme shkollore si p.sh:

1. Fotografi nga aksionet ose stervitia ushtarake.

2.Shallë aksionesh,distriktiva me”S” sulmues aksioni.

3.Fletore kujtimesh,fletore shkollore me shënime.

4. Fletë provimi.

5.Pjesë nga gazetat që flasin për shkollën tonë.

6.Përparse vajzash.

7.Libra shkollorë të viteve 70-80-të.

8.Pena që shkruanin me bojë.

9.Shishe bojë qelqi ose plastike dhe relike të ndryshme shkollore, t’i sjellin në shkollën “Hasan Tahsini”për pasurimin e muzeut.

Muzeu ka mbaruar së ndërtuari por pasurimi I tij ështe I vazhdushëm dhe kjo në saj të punës së pa lodhur të profesorit Xhorxhi Vasili, që gjithë jetën e tij e ka lidhur me këtë shkollë. Ai dhe profesor Vasil Partali, krijuesit e këtij muzeu, gëzojnë sot dhe përgjithmon mirëmjohjen dhe respektin e mijra “Hasantahsinasve”, prindërve dhe qytetarëve të Sarandës për kontribitin e dhenë.

Gjithë kjo punë kolosale në vite dhe ky trasformim dhe rinovim është bërë me mbështetjen e ish nxënësve, mësuesve, biznesmenëve të qytetit dhe qytetarëve mësim dashës të Sarandës që asnjëherë nuk nguruan të ofrojnë ndihmën e tyre financiare. / Vangjel Agora


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.