Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!

12/04/2420:36

Shperndaje:

‘Rinia nuk ka mbështetje’, kështu u shpreh një studente e Fakultetit të Drejtësisë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria për Mbështetjen e Rinisë dhe Fëmijëve, që kishte në fokus edukimin financiar që në moshë të hershme.


Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, teksa kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, u shpreh se shumë flitet e asgjë konkrete s’ka për të rinjtë, që po përballen me çmime stratosferike të qirave të apartamenteve.


“Po ashtu mendoj edhe rrogat mund të marrin studentët nuk janë fare mbështetëse, duke marrë parasysh, përjashtuar ata që jetojnë në konvikte, sepse në konvikte nuk mund të rehabilitohen të gjithë studentët e Tiranës, qiratë e shtëpive janë në stratosferë që nuk mendoj që një student mund ti përballojë vetëm. A nuk mendoni se duhet të merrni nisma të tjera për të mbështetur studentët për të gjetur punë? Ndoshta të merrni nisma si në ministri, si ministre e rinisë që të  hapni punë të reja? Ju çfarë do të bëni për rininë, se deri më tani për rininë folët por asgjë nuk u tha, konkretisht?”, u shpreh studentja në aktivitetin e organizuar në Kuadër të Javës Globale të Parasë.

Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi iu përgjigj duke thënë se kjo është hera e parë që vendi ynë ka një strategji me në fokus fuqizimin, arsimimin dhe punësimin e të rinjve. 

Muzhaqi përmendi edhe Këshillat Vendor Rinorë të ngritur në 61 bashkitë e vendit, për fuqizimin e të rinjve dhe evidentimin e problematikave të tyre.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Gjashtës protestë në zyrat e Ujësjellësit Sarandë: DUAM UJË – VIDEO
Banorët e Nivicës përfitojnë nga fushata, pas 1 viti rregullohet pompa e ujit – VIDEO
Blushi paralajmëron Ramën nga Himara: Mos guxo se duart do të mbeten në kuti
Petro Gjikuria hap fushatën në Himarë, kreu i OMONIA: S’kemi nevojë për jabanxhinj politikë
Banorët e Gjashtës: Kemi 2 muaj pa ujë, nesër do protestojmë te zyrat e Ujësjellësit
Banorja e lagjes “Baba Rexhepi” ankesë në Saranda Web: Kemi 1 javë pa pikë uji

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.