Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora

05/02/2317:27

Shperndaje:

Në se ka qenë dikur një aktorë në trupën e Estradës profesioniste të Sarandës i cili ka spikatur më role të vogla, karaktere, dhe që  mund të identifikohet më së miri me shprehjen ”aktori i madh i roleve të vogla” ka qenë aktori Lek Mosi i cili është ndarë dje nga jeta në moshën 97 vjeçare në qytetin e Shkodrës.

Lek Mosi ka lindur në qytetin e Shkodrës. Ai rrjedh nga një familje patriote shkodrane. I jati i tij një intelektual i kohës, në vitet 20, është shpërngulur në qytetin e Sarandës. Këtu kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës në këtë qytet. Leka në moshë e tij të re ka punuar si infermierë në spitalin e Sarandës. Pjesëmarrja në lëvizjen amatore teatrale të qytetit e evidentoj atë si një talent me aftësi të rralla aktorjale. Sidomos në role karakteresh. Kjo dhunti i mundësoi atij aktivizimin fillimisht si amator dhe më pas si aktorë profesionist në Estradën e Sarandës.   

Mund të them me bindjen e plotë se ishte aktori më interesant dhe më i talentuar i trupës së estradës së Sarandës, që do ta kishin zili edhe trupat e tjera të estradave të vendit. Tipik dhe i prerë për karaktere “meskinësh”, “idiferentësh” dhe personazhesh të “mbyllur në vetvete”, që shikonin vetëm “interesin e tyre”. Tepër i natyrshëm në interpretim dhe i dashur për spektatorin. Me një zë karakteristik, interesant, të një njeriu që duket sikur “flet me veten”.

Janë të shumta karakteret e interpretuara prej tij, të cilat kanë përcjellë humor, gaz dhe hare në shfaqet e ndryshme të estradës tonë. Ai krahas punës si aktorë ka punuar edhe si magazinierë në trupën e Estradë deri në daljen e tij në pension. Mbas daljes në pension familja e tij u rikthye në qytetin e Shkodrës ku kaloj dhe pjesën tjetër të jetës.

Gjatë gjithë jetës dhe punës së tij është karakterizuar nga një korrektësi, disiplinë e rregull të veçantë, duke qenë shembull për gjithë artistët e estradës. I kudo ndodhur dhe i pa përtuar për të ndihmuar kolegët e tij. Ndarja nga jeta është një humbje për komunitetin e artistëve të qytetit… Të cilët me këtë rast, shprehin ngushëllimet tyre familjes.  

Nga Vangjel  Agora


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit
Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor
NS STORE në Sarandë kërkon të punësojë Asistente Shitjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.