Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

 

Në kuadër të reformës së re të Policisë së Shtetit, Elvid Shehu është emëruar zyrtarisht në krye të strukturës së Policisë Kufitare në Sarandë. Ky emërim vjen si pjesë e një riorganizimi të gjerë në pesë komisariate të vendit, me qëllim forcimin e kontrollit kufitar dhe përmirësimin e menaxhimit në pikat më të ndjeshme të hyrjes dhe daljes nga territori shqiptar.

 

 

Elvid Shehu nuk është emër i panjohur për Policinë Kufitare në jug të vendit. Ai ka mbajtur më parë detyrën e zëvendësshefit në Pikën Kufitare të Qafë-Botës, si edhe ka shërbyer si menaxher turni në Portin e Sarandës dhe specialist në vlerësimin e rrezikut në strukturën e Kufirit dhe Migracionit.

 

Emërimi i Shehut u bë pas një procesi transparent përzgjedhjeje përmes pikëve, ku morën pjesë 42 kandidatë për 6 pozita vakante. Vetëm 17 prej tyre arritën të kalojnë pragun minimal prej 70 pikësh. Elvid Shehu u rendit ndër më të mirët me 72 pikë, duke fituar të drejtën për të drejtuar sektorin kufitar të Sarandës.

Lëvizjet në Policinë e Shtetit erdhën pas hetimeve të fundit nga SPAK, që përfshinë edhe emra drejtuesish në policinë kufitare. Kujtojmë se ish-shefi i mëparshëm i Kufirit në Sarandë, Elvis Dervishi, është shpallur në kërkim për përfshirje në veprimtari kriminale. Kjo reformë ka si synim të vendosë figura të pastra dhe profesionale në krye të strukturave të sigurisë kombëtare.

Saranda, si një nga pikat më të rëndësishme turistike dhe hyrëse të vendit, përballet çdo vit me fluks të lartë emigracioni, lëvizjesh ndërkombëtare dhe sfidash të trafikimit të paligjshëm. Emërimi i Elvid Shehut shihet si një hap drejt forcimit të integritetit dhe rritjes së efektivitetit në kontrollin kufitar.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.