Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf

Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një ndjekje policore përfundoi në ujërat e detit Jon. Një automjet luksoz është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa tre persona ndodheshin në të.

 

Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf

 

Në momentin e ndalimit, njëri prej pasagjerëve ka zbritur me vrap dhe është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes. Ai mbante me vete një çantë në krah, duke ngritur dyshime për mbajtje të sendeve të paligjshme, të cilat mendohet se mund t’i ketë hedhur në ujë gjatë arratisjes.

 

 

Dy personat e tjerë janë ndaluar menjëherë nga forcat “Shqiponja” dhe janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë, dhjetëra forca policore janë vendosur përgjatë shëtitores, duke ndjekur me sy notuesin që përpiqej të largohej.

Pak minuta më vonë, ka mbërritur në vendngjarje skafi i policisë kufitare, i cili ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në det. Ai është nxjerrë në shëtitore dhe po shoqërohet drejt furgonit të forcave “Shqiponja”.
Pritet një reagim zyrtar nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e ndjekjes dhe përmbajtjen e çantës që mbante personi i arrestuar.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.