Qytetarja nga Saranda thirrje Olti Çaçit: Nuk e kam shtëpinë kasolle për qentë e rrugës. Një banore e Sarandës i ka bërë thirrje publike kryetarit të bashkisë, Olti Çaçi, që të marrë masa për qentë endacakë që qëndrojnë pranë banesës së saj. Qytetarja thotë se qentë shfaqin sjellje agresive dhe se familja e ka të vështirë të hyjë e të dalë nga shtëpia.
“Nuk mund të hyjmë as të dalim nga shtëpia, por janë edhe agresivë”, shkruan banorja në mesazhin e saj.
Ajo kërkon që bashkia të ndërhyjë sa më shpejt dhe t’i përgjigjet shqetësimit të familjes, duke theksuar se qytetarët paguajnë taksa dhe presin që institucioni të marrë masa.

Thirrja e saj rikthen në vëmendje një problem serioz për qytetin.
Saranda ende nuk ka asnjë strehë për qentë endacakë, pavarësisht premtimeve për ngritjen e një të tille. Saranda Web