Flori Muka i humbur prej 3 muajsh, motra: Tha do punonte në Sarandë në mandarina

12/02/2418:11

Shperndaje:

Familjarët e Flori Muka, 49-vjeçarit nga fshati Biranj i Korçës që rezulton i zhdukur prej datës 18 nëntor 2023, kanë ngritur alarmin për fatin e tij.

Dallëndyshe Muço, e motra e 49-vjeçrit thotë për mediat se i vëllai pasi kthehej nga puna nga Greqia qëndronte shpesh në shtëpinë e saj. Ajo rrëfen se herën e fundit që ka qëndruar ka pasur një debat me të vëllanë.

Informacionin e fundit që di për të vëllanë është se ai i ka thënë motrës tjetër që do shkojë në Sarandë të punojë me grumbullimin e mandarinave, më pas nuk kanë pasur asnjë kontakt tjetër me të që prej 3 muajsh dhe kështu kanë bërë edhe kallëzimin në polici.

“Nga data 18 që më ka folur vëllai nga Greqia dhe ka hyrë në doganën shqiptare ka hyrë vetëm me një paketë cigare dhe asgjë tjetër nuk kishte me vete, këtë na i ka thënë doganieri. Kemi 3 muaj që nuk kemi asnjë kontakt me të. Ai kur kthehej në Greqi këtu te unë vinte gjithmonë se shtëpia e babait është djegur plotësisht. Herën e fundit ka qenë këtu te unë ka qëndruar pak se patëm një debat. Me motrën tjetër që ka folur i ka thënë do shkoj të punoj në mandarinat në Sarandë”, thotë e motra. 

Motra ngre dy dyshime, ose Flori Muka ka krijuar një marrëdhënie, ose dyshimi tjetër është që mund të ketë pasur ndonjë konflikt pasi ditën që është futur nga pika kufitare me Greqinë, sipas saj ka qenë i shoqëruar me dy persona që nuk i njohtë mirë. Ajo thotë se ditën që ka tërhequr lekë nga banka ka qenë me këto do persona.

“Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje (femër) dhe nuk do të flasë me ne ose dyshimi tjetër joni është se kur kishte tërhequr lekët kishte qenë i shoqëruar me 2 persona. Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin. Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai ta vrasin? Nuk e di.

Ne këtu dyshojmë telefoni përse nuk gjendet? Ne e kemi bërë denoncimin 3 muaj me vonesë se vëllai është larguar edhe njëherë nga banesa dhe thamë hë se do vijë por tani jemi në merak. Ne kemi bërë dy denoncime edhe djali i motrës edhe unë. U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha nuk dua të flas me njeri do ju bëj block të gjithëve, ai vinte qëndronte këtu te unë me javë por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë”, thotë e motra. 

E motra e bëri denoncimin për zhdukjen e të vëllait me datë 11 shkurt, ndërkohë sipas verifikimeve rezulton se 49-vjeçari Flori Muka ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.