Dosja është në SPAK, por përfituesit e pronës për 1 euro thonë se punimet do të fillojnë në shtator

07/04/2419:16

Shperndaje:

Pavarësisht se prona në të cilën planifikohet të ndërtohet “Saranda Bay Marina” është e sekuestruar nga SPAK, projekti pritet të lançohet në qershorin e vitit 2024 dhe ndërtimi i saj pritet të fillojë në muajin shtator në po të njëjtin vit.

Kështu është shprehur Ermira Brozi, drejtoreshë e një prej kompanive që kanë marrë pronën prej 150 mijë metra katrorë për vetëm 1 Euro, në një intervistë për revistën Monitor.

Projekti do të ketë sipërfaqe ndërtimi prej 150.000 metra katrorë, duke përfshirë rreth 450 vende parkimi barkash të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme. Projekti në tërësinë e tij do të ndahet në zonën rezidenciale, i përbërë nga vila dhe apartamente, hotel me 5 yje, si dhe shërbime dhe facilitete të tjera.

Ermira Brozi shprehet në intervistën për Monitor se Saranda Bay Marina është e destinuar të kthehet së shpejti në një pikë mjaft e rëndësishme si për turistët vendas, ashtu edhe ata të huaj, teksa interesi i këtyre të fundit është tashmë i fokusuar totalisht në Sarandë.

Dhe kjo si një përvojë e jashtëzakonshme për të shijuar emocione falë bukurisë dhe veçantisë që ky qytet ofron, falë destinacioneve të saj atraktive, të pasura me kulturë, kulinari të larmishme deri te deti dhe natyra e shkëlqyer e saj.

Investimi në Marinën e Sarandës do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që zgjedhin ta vizitojnë atë, duke e kthyer Shqipërinë në një super destinacion tërheqës, si për turistët vendas, ashtu edhe ata të huaj – thotë Ermira Brozi në intervistën për Monitor.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.