Baza Detare e Limionit/ Dosja për dhënien me qira 1 € të 39 mijë m² në tavolinën e SPAK
Nga Basir Çollaku
Vendimet e marrë për dhënien e bazës detare të Limionit sipërmarrësve privatë, me një kontratë qiraje për 20 vite kanë cenuar Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, shprehen Gjykatat e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, të shkallës së parë dhe të Apelit, duke përfunduar njëlloj me vendim të ngjashëm nga Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhënë me 15 qershor 2023.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të komandantit të Forcës Detare Artur Meçollari.
Në vendimin e Gjykatë së Lartë ku përfshihen edhe gjetjet e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave ku është marrë vendimi sekuestros preventive te 39 mijë metrave katror të bazës, ndër të tjera përcillen veprime të ministrive si dhe zyrtarëve, ku çmohet se janë konsumuar elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’.
Komisioni i miratimit të projektit Marina Limion në MIE ka kapërcyer kompetencat në miratimin e projektit, duke përfshirë brenda tij edhe pronën nr. 696 ‘Baza Ndihmuese Sarandë’, në administrim të Forcës Detare. Kjo pronë është në planin e vendosjes dhe përhapjes se FD-së dhe i shërben operacionalitetit dhe misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare. Pronat në planin e vendosjes dhe përhapjes të FA-së, trajtohen në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji nr. 64/2014 ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit të Forcave te Armatosura te Republikës së Shqipërisë’. Mbështetur për sa argumentuam, kryesisht cenimin e ndjeshëm të kapaciteteve operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe misionin e Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi’.
Gjykata e Lartë gjend në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetueses, se dhënia e kësaj prone, bazës ushtarake të Limionit Sarandë, me kontrate vjen në cenim të Sigurisë Kombëtare dhe detyrimeve me partnerët që ka vendi ynë, kryesisht NATO, anëtar i së cilës jemi.
Njëherësh tjetër shkelje është dhe asnjë komunikim me presidentin e Republikës, si kreu i Forcave të Armatosura. Krahas Sigurisë Kombëtare shkelja është zgjatuar edhe për ligjin mbi koncesionet. Në një nga referimet e vendimit të 15 qershorit 2023, të Gjykatës së Lartë thuhet se ‘..’….40.
Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, ‘Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomik Kastrati Group SHA dhe Edil-Al-It SHPK’.
Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes. Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik është në kundërshtim edhe me parashikimin e nenit 6 të ligjit nr. 125/2013 ‘Për Koncesionet’:
‘Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet & partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit…’
Në vendimet e marra qeveria bie ndesh me një sërë ligjesh madje dhe me vendimet e miratuara më herët prej saj, siç është ai për rishikimin e strategjisë së mbrojtjes marrë në vititn 2019. Gjykata e lartë në vendimin e saj rikujton duke përcaktuar se:
‘… 105. Referuar këtij argumentimi, Kolegji vlerëson se është i bazuar edhe konkluzioni që ka të bëjë me ekzistencën e rrezikut që vjen nga disponimi i lirë i pronës shtetërore, i dhënë me qira. Në këtë mënyrë, ka arsye të bazuara të mendohet se disponimi i lirë i pronës mund të ndikojë në shtimin e rrezikut mbi gatishmërinë dhe operacionalitetin e Komandës së Forcës Detare, duke vënë në rrezik vazhdues interesat kombëtare të Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, në vështrim të Kreut III, të VKM nr. 628, date 25.9.2019, ‘Për miratimin e dokumentit të rishikimit të strategjisë te mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë’, përsa kohë pala qiramarrëse/investitore ka akses në përdorimin e pronës në fjalë…’
Nga Basir Çollaku, publikuar në Standard.al
Na ndiqni:
Postimet e fundit
African Beach në Sarandë kërkon të punësojë Barist me eksperiencë
23/12/2322:32
Hotel ABSOLUTE në Ksamil kërkon të punësojë Recepsionist dhe Sanitare. Paga 1 milion Lekë
23/12/2322:32
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Recepsionist/e dhe Punonjës për mirëmbatje
23/12/2322:32
Restorant Peshku në Ksamil kërkon të punësojë Zgarist dhe Nd. Kamarier/e. Akomodim + Ushqim
23/12/2322:32
Fast Food TASTY kërkon të punësojë Sanitare. Ofrohet pagë shumë e kënaqshme
23/12/2322:32
Fermeri nga Konispoli: Qeveria po na merr shpirtin, po vdesin cdo ditë e më keq – VIDEO
23/12/2322:32
Denoncimi në takimin e Shqipëria Bëhet: Në spitalin e Sarandës kam paguar 800 euro – VIDEO
23/12/2322:32
SHQIPËRIA BËHET TAKIM ME QYTETARËT NË SARANDË – DREJTPËRDREJT
23/12/2322:32
RESORT TURISTIK NË BERDENESH KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
23/12/2322:32
Restoranti “MARKATA DON PESHK” në Sarandë
23/12/2322:32
Rezervime
Apartament 2+1 me pishinë
23/12/2322:32
Dhoma teke në Hotel Mesopotami
23/12/2322:32
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
23/12/2322:32
Apartamenti 2 – Vila Stupende
23/12/2322:32
Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
23/12/2322:32
Suvenire
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
23/12/2322:32
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
23/12/2322:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
23/12/2322:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
23/12/2322:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
23/12/2322:32