Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra

06/06/2614:42

Shperndaje:

Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra. Prej muajsh, banorët e Manastirit, pranë Plazhit të PasqyraveSarandë, jetojnë nën ankth dhe pasiguri. Rreth 150 familje, që kanë ndërtuar jetën e tyre në këtë zonë prej më shumë se tre dekadash, janë përballur me lajmin se toka ku ndodhen shtëpitë e tyre është futur me “vijë të kuqe”.

 

 

Banorët thonë se askush nuk u ka trokitur në derë për t’u dëgjuar shqetësimet, ndërsa në mënyrë informale janë njoftuar se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur vendin ndërtimit të një fshati turistik. Për ta, ky nuk është thjesht një konflikt mbi truallin, por një betejë për dinjitetin, kujtimet dhe mundin e një jete të tërë.

 

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Nëse shteti ka një projekt për këtë zonë, jemi të gatshëm të përshtatim edhe shtëpitë tona sipas standardeve dhe projektit të propozuar. Por nuk do të pranojmë kurrë që të dëbohemi nga shtëpitë tona për t’u zëvendësuar nga interesa private apo nga njerëz se janë më të fortë se ne”, shprehen banorët.

 

Mes emocioneve dhe revoltës, ata dërgojnë një mesazh të qartë për shtetin: shtëpitë e tyre nuk janë thjesht mure e çati, por historia e familjeve që kanë jetuar, punuar dhe sakrifikuar për ato shtëpi për më shumë se 30 vjet.

 

“Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me çdo kusht. Këtu kemi rritur fëmijët tanë, këtu kemi derdhur djersën dhe kursimet e një jete. Nëse duhet, do t’i mbrojmë shtëpitë tona edhe me jetën tonë”, deklarojnë banorët me vendosmëri. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NENI Fish & Grill kërkon Ndihmës/e kuzhine dhe Kamarier/e për Turnin e Pasdites
Pas ngjarjeve në Kakome, Rama kërkon takim me banorët: Dua të vij te Rrapi i Nivicës
SHTËPIA Restaurant në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhinier/e
Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët në Delvinë
Pamje nga aksidenti në Sarandë: Automjeti del nga rruga dhe përfundon mbi trotuar
Taverna ARGJIRO në Sarandë kërkon Sallatiere Turni i Dytë dhe Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.