Pas ngjarjeve në Kakome, Rama kërkon takim me banorët: Dua të vij te Rrapi i Nivicës

Pas ngjarjeve në Kakome, Rama kërkon takim me banorët e Nivicës; komuniteti ndahet mes dialogut dhe bojkotit

Pas zhvillimeve të fundit në Kakome, ku banorë dhe qytetarë shembën rrethimin 20-vjeçar dhe kapanonet e rojeve të sigurisë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar zhvillimin e një takimi me banorët e fshatit Nivicë.

 

Pas ngjarjeve në Kakome, Rama kërkon takim me banorët e Nivicës; komuniteti ndahet mes dialogut dhe bojkotit

 

Burime për Saranda Web bëjnë me dije se takimi është planifikuar të zhvillohet pranë rrapit shekullor në qendër të Nivicës, një nga vendet më simbolike të fshatit, ku tradicionalisht janë diskutuar çështje me rëndësi për komunitetin.

 

Kërkesa e kryeministrit vjen vetëm pak ditë pas ngjarjeve në Kakome, të cilat tërhoqën vëmendje të gjerë publike. Protestuesit shembën barrierat që për rreth dy dekada kufizonin hyrjen drejt zonës, si edhe strukturat që shërbenin për rojet e sigurisë, duke e cilësuar veprimin si një akt kundër pengimit të aksesit të qytetarëve.

 

Lajmi për takimin e kërkuar nga kreu i qeverisë ka ndezur menjëherë debat mes banorëve të Nivicës. Një pjesë e tyre vlerësojnë se dialogu me institucionet duhet shfrytëzuar për të paraqitur drejtpërdrejt shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit, ndërsa të tjerë shprehen se nuk duhet të ketë takim pa u dhënë më parë përgjigje për çështjet që kanë sjellë përplasjet e fundit në Kakome.

 

Debati lidhet edhe me klimën e protestës kombëtare që po zhvillohet në vend. Kërkesa kryesore e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, ndërsa protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesa të tjera që lidhen me investimet në tokat e pronarëve, ndërhyrjet në zonat e mbrojtura dhe përgjegjësinë politike për vendimmarrjet e viteve të fundit.

 

Pikërisht për këtë arsye, mes banorëve të Nivicës është hapur diskutimi nëse duhet pranuar ftesa për dialog me kryeministrin apo nëse takimi bie ndesh me qëndrimin e protestës kombëtare, e cila kërkon largimin e tij nga detyra. Në rrjetet sociale dhe në diskutimet e komunitetit janë shfaqur qëndrime të ndryshme, ndërsa pritet që ditët në vijim të qartësohet nëse takimi do të zhvillohet dhe cili do të jetë vendimi përfundimtar i banorëve. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.