Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët në Delvinë

Pas publikimit në Saranda Web, hidhet betoni dhe eliminohet rreziku për banorët në Delvinë. Vetëm një ditë pas publikimit në Saranda Web të shqetësimit të banorëve për punimet e lëna përgjysmë në një lagje të Delvinës, situata ka ndryshuar.

 

 

Paraditen e sotme është ndërhyrë në segmentin problematik dhe është hedhur shtresa e betonit, duke eliminuar rrezikun që prej rreth 20 ditësh shqetësonte banorët e zonës.

 

Denoncimi i publikuar dje evidentonte se në hyrje të pallatit ishte lënë e ekspozuar rrjeta metalike e betonit, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për fëmijët, gratë, të moshuarit dhe banorët që kalonin çdo ditë në atë segment.

 

Pas publikimit, institucionet kanë reaguar duke përfunduar punimet. Fotot e dërguara sot nga banorët tregojnë se segmenti tashmë është shtruar me beton dhe zona është siguruar.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.