5 muaj nga ndarja, familja dedikim prekës për Irodhi Dalanin

09/12/2319:11

Shperndaje:

Ky shkrim i detikohet biznesmenit dhe ish kryetarit të komunes Livadhja Irodhis Dalani, i cili 5 muaj më parë humbi jetën në një aksident tragjik…
Për ata që e njohën nga afër Irodhin dhe për ata që nuk arritën ta njihnin aq mire, do të donim të themi se ishte dhe mbetet një njeri i veçantë, që me përpjekje të stërmundimshme nga fillime të dhimbshme, erdhi deri në ditën e aksidentit, me një sërë gjërash për t’u kujtuar nga te gjithe.

Humbem nje baba dhe bashkëshort të mrekullueshëm! Ndihemi me shumë fat që e patëm si udhërrëfyes ne jeten tone! Buzeqeshja e tij degjohet kudo nga te kthehesh edhe tani pas ikjes, qe e fortë dhe tregonte shpirtin e tij të pastër, një buzëqeshje e ëmbel që e kemi para syve! Ishte nje njeri intelligent, i etur për dije deri në fund. Njeriu më i sinqert, fisnik, me zemrën më të pastër që ka njohur ndonjëherë njeriu. Punëtor (biznesmen i njohur kudo në Shqiperi i aftë dhe aty la frymen e fundit mbi ëndrrën dhe punën që e donte) por mbi të gjitha NJERI! Kushdo aty jashtë mund të flasi për të dhe kjo na mjafton se për të gjithë qe i dashur!


Ishte ditë e Diel, kur më thanë se ike
Gjunjet mu këputën, fryma po më pritej
O baba bërtita, çohu po të lutem
Po zemra ime e dinte, gjaku po më ngrinte


Keshtu erdhi dita, dhe në varr të vura
Jo se mu semure, por sepse u vrave
Muajt po kalojnë, Lotët po vazhdojnë
Μë ka marrë malli, zërin të ta dëgjojë


Hajde sot dhe merrëm, një përqafim të madh
Thuam jam ketu, ndalo mos qaj
Babi më ka marrë malli, të të përqafoje
Të të them të dua, hajde këtu qëndromë

Engjëj thonë se janë njerzit tanë që ikin
Atëherë dhe unë qiellin po shikoj
Aty ku shndrit një yll i vetëm në qiell
Natën po të them baba s’kam me zemër për të rrëfyer…

(Nga vajza jote)

Irodhi Dalani për ne qe një bashkëshort dhe baba i dashur, shkëmbi jonë i sigurt, shoku jonë, heroi jonë!
Të duam shumë! Me të gjithë forcën e dashurisë që ndonjëherë ka ndier njeriu për njeriun!

Të duam përgjithmonë!

Do donim të falenderonim nga zemra të gjithë ju që na mbështetët dhe u gjendet në krahë të familjes për të na ngushëlluar edhe ndoshta pak muaj më pas kuptohet vonesa, gjthësesi FALEMINDERIT!

Në emër të babit si një falemderit për gjithë ato që beri ai për ne, do publikojmë një libër për jetën e tij, si dhe do organizohen disa aktivitete. Njerëzit që ikin nga kjo jetë harrohen nëqoftëse ne i harrojmë, ndaj jemi ne këtu që kjo mos të ndodhi.

Nga bashkëshortja dhe femijët.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.