Zbuloni si ishte Ksamili në 1857 dhe shënimet e dy turistëve anglezë
Lundruam shumë qetësisht përgjatë tre orëve dhe ankoruam në një gji të vogël të Tre scogli-Tre shkëmbijntë-shijuam gjithë pasditen duke bërë vizatime, poshtë shqopishtave dhe shkurreve të gjata të gjitha të lulëzuara, hëngrëm një drekë të shijshme dhe kaluam një natë të qetë. Bashkëudhëtari i Lear-it ishte James Bevan Edwards, (1834-1922), më vonë oficer madhor i ushtrisë britanike dhe politikan, i cili ishte djali i Samuel Price Edwards, një padron i arteve i afërt me Lear-in, i cili posedonte tablo të tij si Corfu, from Ascension(1859), Petra, teatri(1859). Turin(1862), Jerusalem(1862) etj. Edward Lear e kish realizuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri në nëntor 1848. Kjo është tabloja e parë e Ksamilit dhe si duket aty ka qenë një natyrë e qetë. Interesant është emri Tre scogli që mesa duket i referohet tre ishujve të vegjël. Nuk dihet nëse ky emërtim është një term që përdornin venedikasit si zotërues të hershëm të Korfuzit dhe Butrintit, apo një përkthim i toponimisë që përdornin vendasit. Lear-i pikturoi pejsazhe të mrekullueshme nga Shqipëria, por në vendin tonë nuk gjendet asnjë pikturë origjinale e tij. Sa për Ksamilin, ai është transformuar pothuajse tërësisht, dhe privatësia e gjirit të vogël dhe shumë të këndshëm ka humbur.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
20/12/178:22
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
20/12/178:22
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
20/12/178:22
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
20/12/178:22
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
20/12/178:22