Zbardhet vendimi: Pse u shkarkua drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Gjirokastër

02/10/1917:44

Shperndaje:


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi në fillim të muajit korrik drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli. Ndërkohë vendimi i KPK-së është publikuar ditën e sotme në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Treshja gjykuese e KPK-së e përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia Relator dhe Olsi Komici anëtar, vendosën në unanimitet shkarkimin e prokurorit Agolli i cili u vlerësua në të tri kriteret.

KPK i vuri në dukje Agollit problemet e gjetura sa i përket pasurisë së tij të vetme; një apartament 68.5 metra i blerë në vitin 2007 në Gjirokastër. Sipas KPK-së për këtë pasuri ishin përdorur dy hua dhe se për të parën në vlerë 3 milionë lekë nuk ishte deklaruar dhe nuk kishte për të informacion provues.

Agolli i kundërshtoi gjetjet e KPK-së sa i përket pasurisë dhe shpjegoi mënyrën se si ishin kryer transaksionet, por ai pranoi se nuk e  kishte deklaruar dhe se nuk kishte dokumentacion provues për huanë e parë. Vendimin e plotë të KPK-së për shkarkimin e tij mund ta lexoni duke klikuar këtu. (Linku) 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier dhe Ndihmës Kamarier. Ofrohet akomodim
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon staf
Ilirjan Gërdhuqi: Në bashkinë Sarandë mungon Transparenca dhe Llogaridhënia
Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë
Aksion i ri i Tatimeve në turizëm: kontrolle në Booking & Airbnb, pagat fiktive dhe fiskalizimi
“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.