Vodhën automjetin, Policia i kap në ndjekje e sipër


Sarandë

policia 4Policia arreston në flagrancë 2 shtetas në ndjekje e sipër, për vjedhjen e një automjeti gjatë mbrëmjes së kaluar. – Sekuestrohet një armë gjahu pa leje dhe një sasi e konsiderueshme me fishekë, në banesën e njërit prej tyre. Arrestohen në flagrancë shtetasit:

 

1. Emarildo Basha, 21 vjeç, banues në Ksamil.

2. Genci Dosti, 36 vjeç, banues në Ksamil.

policia 1Më datë 25.01,2016, gjatë orëve të natës, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targë: AA347LF, në pronësi të shtetasit: A.L, të cilin (i dëmtuari) e kishte lënë të parkuar përpara banesës. Shërbimet e Policisë gjatë ndjekjes së autorëve, kanë bërë të mundur që mëngjesin e sotëm, në hyrje të Ksamilit, të bllokojnë mjetin (e vjedhur) si dhe kapjen në flagrancë të shtetasve: Emarildo Basha dhe Genci Dosti. Gjithashtu, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e shtetasit: Emarildo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar: -137 fishekë-automatiku model 56, -një armë gjahu “Çifte” pa leje, bashkë me 10 fishekë. Materiale të cilat ishin në disponimin e 2 shtetasve të mësipër

policia 2

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.