U shkarkua nga drejtimi i ASHK Sarandë, mesazhi prekës i Aida Demit

Pershendetje miq!

Ata qe me njohin e dine qe nuk flas shume sepse me pelqen te flase puna per mua megjithate sot ndjej detyrimin te them dy fjale zemre!
Pas 2vjet e 6muaj largohem nga pozicioni i drejtueses se zyres se ASHK.
Ka qene nder, privilegj, pergjegjesi te jem ne krye te nje institucioni kaq te rendesishem. Ne cdo sekonde te kaluar ne ate karrige kam pasur vetem nje udherrefyes, LIGJIN! Punet e mira nuk behen vetem ndaj dua te falenderoj stafin e mrekullueshem te ASHK me te cilin jemi munduar qe cdo sfide ti pergjigjemi ne lartesine e duhur per ti sherbyer qytetareve. Sic dihet, Kadastra eshte ne nje proces evolutiv duke dixhitalizuar sherbimet dhe une personalisht jam e lumtur qe kam qene ne krye te ASHK Sarande gjate ketij procesi delikat por mjaft rezultativ.

Nuk dua te flas per shifra dhe arritje sepse jane aty, te prekshme!
Nuk dua te flas as per integritetin tim sepse ata qe kane marre sherbimin e dine kush eshte Aida Demi.
Per gjithcka tjeter, koha eshte aleate e se vertetes.
Dua ta mbyll me mirenjohjen per ata qe besuan tek une dhe mbi te gjitha per kedo qe kam ndare ditet ne krye te ketij institucioni.
Jeni me te miret! Ju dua ❤️

Faleminderit familjes time qe me keni duruar dhe me keni mbajt afer me te gjithe kete ngarkese, ndjese dy femijeve te mitur qe sju kam kushtuar vemendjen e duhur! 🙏🏻

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.