U nis për Greqi me 80 kg kanabis, arrestohet në Qafë Botë

24/02/229:00

Shperndaje:

 

 

 

Tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë, vihet në pranga 45-vjeçari nga Fieri.

Sekuestrohen 80 kilogramë kanabis dhe një automjet (kamionçinë).

 

Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mund të transportonte një sasi të madhe lënde narkotike drejt Greqisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip kamionçinë që drejtohej nga shtetasi A. A., 45 vjeç, banues në Fier.

 

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe të përbashkët të strukturave që operojnë në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë, u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis (me peshë 80 kilogramë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip kamionçinë.

 

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. A. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.