U kapën me 2.7 kg kanabis në makinë, Gjykata e Sarandës “mëshiron” vëllain 16-vjeçar të Andreas

14/11/2218:28

Shperndaje:

Gjykata e Sarandës kq lënë me detyrim paraqitje vëllain 16-vjeçar të Andrea Sadikut, ndërsa shoku i tij është lënë me arrest në burg.

E ndërsa Andrea Sadiku, i riu që pas aksidentit me motor mbeti për 5 muaj në koma dhe aktualisht po lufton me vdekjen në një spital në Turqi, vëllai i tij i vogël vetëm 16 vjeç u arrestua para 2 ditësh nga Policia.

Në njoftimin e Policisë thuhet se A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç janë arrestuar te Ura e Kranesë, pasi pas kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin u zbuluan 2.7 kg kanabis.

Burime të Saranda Web informojnë se vëllai i mitur i Andrea Sadikut ka deklaruar në Polici se nuk kishte dijeni për kanabisin e kapur në automjet. Ai ka thënë përpara Policisë se ka qenë në shkollë dhe se një shoku i tij i ka thënë hajde të bëjmë një xhiro deri në Gjirokastër.

Andrea Sadiku pas grumbullimit të një shume të konsiderueshme falë donacioneve të qindra shqiptarëve u transportua në një spital në Turqi, ndërsa familja vazhdon të lutet ndaj kujdo që ka mundësi për të ndihuar të vazhdojnë të kontribuojnë GoFundMe 

https://gofund.me/9d2e7003 

dhe Llogarinë bankare në euro:

IBAN-I AL80 2131 1082 0000 0000 0220 1863SWIFT CODE: PUPPALTR

Llogaria bankare në Lekë:

AL52213630100000000001989540

BANKA OTP ALBANIA

Sabrina Arapi (Shëndëlli, Sarandë) 0696401156


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake në Sarandë hyn në javën e katërt – VIDEO
Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e patinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.