Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit

Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit prill. 

Brenda këtij muaji, për herë të parë që nga inaugurimi i tij në maj të vitit 2025, kalimi te Tuneli i Llogarasë do të jetë me pagesë për të gjitha kategoritë e automjeteve.

 

Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit

 

Tarifa për autoveturat pritet të arrijë në 250 lekë për një kalim, ose rreth 500 lekë vajtje-ardhje, duke e çuar koston afërsisht në 1 euro për kilometër në këtë segment prej 5.9 kilometrash.

 

Në terren, autoritetet po kryejnë testimet e fundit të sistemeve elektronike që do të mundësojnë tarifimin. Kamerat e sigurisë, pajisjet e kontrollit elektronik dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar funksionimin pa probleme të sistemit sapo të nisë zyrtarisht pagesa.

 

Struktura e tarifave është e diferencuar sipas kategorive të mjeteve. Motoçikletat do të paguajnë rreth 100 lekë, ndërsa automjetet e tonazhit të rëndë do të arrijnë deri në 5000 lekë për kalim. Për mjetet me karroceri tarifa do të jetë 500 lekë, ndërsa për furgonët dhe autobusët ajo shkon në 1000 lekë. Në të njëjtën kohë, pritet që qeveria të përcaktojë edhe skemat e parapagimit përmes kartave të posaçme, të cilat mund të përfshijnë lehtësira për banorët rezidentë të zonës.

 

Nga pagesa do të përjashtohen mjetet e shërbimeve emergjente, përfshirë policinë, zjarrfikëset, ambulancat, ushtrinë, si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Menaxhimi i këtij sistemi do të realizohet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, e cila do të administrojë të ardhurat dhe funksionimin e plotë të tarifimit.

 

Në të njëjtën kohë, hyrja në fuqi e tarifës në Tuneli i Llogarasë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në fluksin turistik drejt jugut të vendit, si Saranda, Lukova, Borshi dhe Himara. Ky segment rrugor është një nga arteriet kryesore që lidh rivierën shqiptare me pjesën tjetër të vendit, duke lehtësuar ndjeshëm aksesin gjatë sezonit veror.

 

Megjithëse tarifa shtesë për kalimin te Tuneli i Llogarasë mund të perceptohet si një kosto ekstra për pushuesit, përmirësimi i infrastrukturës dhe shkurtimi i kohës së udhëtimit pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë arritjen në destinacionet bregdetare më të frekuentuara të jugut.

 

Ndërkohë, projekti mbetet në fokus edhe për zhvillimet ligjore. SPAK ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-drejtues të sektorit rrugor, për shkelje të barazisë në tenderin e ndërtimit me vlerë rreth 190 milionë euro. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.