Tmerr në Korfuz: 51-vjeçari shqiptar akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare

Tmerr në Korfuz: 51-vjeçari shqiptar akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare. Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet në Korfuz, ku një 51-vjeçar shqiptar akuzohet për abuzim seksual ndaj mbesës së tij, vetëm 8 vjeçe.

Rasti është zbuluar pasi e mitura është paraqitur për një kontroll mjekësor e shoqëruar nga nëna e saj. Gjatë ekzaminimit, mjeku dyshohet se ka konstatuar shenja që ngritën dyshime për abuzim dhe ka vënë në dijeni nënën e fëmijës.

 

 

Pas kësaj, nëna iu drejtua autoriteteve policore dhe paraqiti kallëzim, duke vënë në lëvizje hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, dyshimet e ngritura çuan në arrestimin e 51-vjeçarit. Autoritetet po hetojnë pretendimet se abuzimi ndaj së miturës mund të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur, ndërsa po punohet për të përcaktuar periudhën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se kanë ndodhur episodet.

 

51-vjeçari është paraqitur sot përpara prokurorit, ku ka kërkuar afat për t’u përgatitur dhe për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me çështjen. Ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Edhe prindërit e 8-vjeçares kanë depozituar kallëzim penal.

 

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e çështjes dhe për të përcaktuar nëse ka prova të tjera që lidhen me akuzat ndaj 51-vjeçarit. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.