“Të shpallen të pavlefshme”, LSI ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve për Qarkun Vlorë


.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar dy ankimime të reja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
LSI ka ankimuar sot rezultatin e zgjedhjeve për qarkun Korçë dhe Vlorë.

Në kërkesën e saj LSI pretendon shkelje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinën 14-ditore disa ditë para zgjedhjeve për qytetarët që futen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Statistikat e pjesëmarrjes, referuar faqes zyrtare on line të KQZ-së, janë tregues mjaft i qartë se përse Urdhëri i Ministrit të Shëndetësisë më datë 19.04.2021, ka pasur qëllim të godasë politikisht drejtpërdrejt subjektin zgjedhor Lëvizja Socialiste për Integrim,” theksohet në dokumentin për Vlorën.

LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark. LSI kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet për këtë qark. Të njëjtat pretendime LSI ka edhe për qarkun e Korçës dhe kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq, LSI ka ankimuar më herët edhe rezultatin për qarqet, Durrës, Berat dhe Gjirokastër.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.