Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin

Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin

Ndonëse studentë dhe nxënës të gjimnazeve të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protesta, në Sarandë procesi mësimor vijon normalisht. Nxënësit e gjimnazit “Hasan Tahsini” dhe studentët e Universitetit të Tiranës, Filiali Sarandë, kanë vijuar mësimin sipas orarit të zakonshëm.

Në kryeqytet, protestat rinisën sot rreth orës 11:30, kur studentët u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit. Tubimi nisi më herët se ora 14:00, që ishte paralajmëruar për zhvillimin e protestës.

Studentët hodhën thirrjet “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Deri në këto momente nuk ka pasur ndërhyrje nga policia, ndërsa efektivët janë pozicionuar brenda oborrit të ministrisë.

Që në mëngjes, mësimi u bojkotua në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Mjekësinë, Ekonomikun dhe Politeknikun. Studentët lanë auditorët për t’iu bashkuar protestës.

Një grup studentësh të Mjekësisë marshuan drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u bënë thirrje të rinjve të bashkoheshin me ta. Studentë të këtij fakulteti lanë mësimin dhe iu bashkuan marshimit.

Protestat e sotme pasojnë dhunën brutale të ushtruar dje nga forcat e policisë ndaj dhjetëra studentëve. Gjatë ndërhyrjes, policët i thyen këmbën një të riu 19-vjeçar dhe e tërhoqën zvarrë. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.