Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë

Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë

Një lidhje e mundshme me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë është mes pistave që po shqyrtohen për atentatin me eksploziv në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigers Mela. Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga burime të grupit hetimor, lënda shpërthyese dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Personi që e ka aktivizuar dyshohet se ka ndjekur automjetin nga zona e Viroit deri në vendin e shpërthimit, në një itinerar prej rreth tre kilometrash.

Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo”, kishte konsumuar kafe me një mik përpara se të vijonte udhëtimin. Shpërthimi ndodhi ndërsa automjeti ishte në lëvizje, pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Devolli nuk u mbijetoi plagëve, ndërsa pasagjeri mbeti i plagosur.

Një tjetër element që po shqyrtohet lidhet me kërcënimet e mëparshme ndaj dy personave. Sipas informacioneve të raportuara, ata kishin marrë telefonata kërcënuese. Automjeti i Melës ishte djegur vitin e kaluar, ngjarje që dyshohet se mund të ketë shërbyer si paralajmërim.

Për mënyrën e organizimit të sulmit, dyshohet se autorët kanë pritur një moment kur rruga ishte zbrazur për të aktivizuar eksplozivin. Ndjekja e automjetit dhe zgjedhja e çastit të shpërthimit janë ndër detajet mbi të cilat mbështeten dyshimet për një atentat të planifikuar.

Në raportimet për ngjarjen përmendet gjithashtu se Devolli kishte qëndruar për dy vjet nën masën “arrest në shtëpi” në Tiranë. Megjithatë, nuk është sqaruar nëse kjo rrethanë ka lidhje me motivin e sulmit. Për Sarandën, vëmendja përqendrohet te pista që lidhet me vrasjen e Artan Myrtajt, por deri tani informacionet e publikuara nuk provojnë se atentati në Gjirokastër është pasojë e asaj ngjarjeje.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.