Të rinjtë socialistë nga Saranda marshojnë drejt Kongresit të FRESSH

15/01/1711:29

Shperndaje:


Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë FRESSH feston sot 25-vjetorin e krijimit të tij. Në kuadër të këtij përvjetori, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet mesditën e sotme kongresi i FRESSH-it në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të strukturave të forumit nga e gjithë Shqipëria.
Nga Saranda ditën e sotme, mes këngëve dhe brohorimave për udhëheqësin e Partisë Socialiste Edi Rama, janë nisur një grup të rinjsh të cilët do të marrin pjesë në kongres.
Kongresi ka si qëllim vlerësimin e kontribuesve ndër vite dhe shpalljen e objektivave të mëtejshme, ndërsa sipas burimeve për median pranë organizatorëve bëhet e ditur se janë ftuar të jenë pjesë e këtij aktiviteti të gjithë drejtuesit e FRESSH-it ndër vite: duke filluar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Ilir Zela, Gjergji Koja, Elisa Spiropali, Megi Ajtyresa dhe Joleza Koka.
Një prej vendimeve të sotme të Kongresit të FRESSH-it do të jetë miratimi i statutit të forumit. Më në fund, pas 12 vjetësh pa dokument themeltar, forumi do të ketë një statut që i mungonte që prej vitit 2005.
fresh saranda

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë
Festa e 113-Vjetorit të Policisë së Shtetit në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
Kërkohet Dado për Kujdes ndaj një Fëmije në Sarandë
Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.