Te Butrinti vazhdojnë përgatitjet, por… me barkun bosh


ks-butrinti-sarandeEkipi i Butrintit vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë sezonale, atë të kupës së Republikës kundër Naftëtarit. Pas zyrtarisimit të futbollistit Koshi, tek Butrintit është afruar edhe futbollisti Gorovelli i cili ka luajtur me të rinjtë e Lushnjes. Butrinti është fokusuar tërësisht tek të rinjtë, pasi Koshi është 19 dhe Gorovelli 18 vjec. Tekniku Adriatik Faslli ka vendosur edhe kapitenin e ri i cili do të jetë Xhuvani, ndërsa zv/kapiteni 17-vjecari Ervis Kasaj. Pas seancës stërvitore të sotme ditën e nesërme Butrinti do të stërvitet në mëngjes dhe më pas ditën do ta ketë pushim. Tekniku Faslliu thotë për Saranda Web se një tjetër futbollist 18 vjecar do t`i bashkohet ekipit. Sipas teknikut Faslliu bëhet fjalë për një mesfushor. Faslliu shpjegon se këtë vit ekipi është i rinovuar komplet dhe se në kampionat do të bëjë paraqitje të mira.
Megjithëse te ekipi ndihet një frymë optimizmi se Butrinti do të rikthehet shumë shpejt në Kategorinë e Parë, nga ana e Bashkisë Sarandë nuk thuhet asgjë se cili do të jetë roli i bashkisë në të ardhmen e ekipit. Gjatë miratimit të Projekt-Buxhetit të bashkisë për vitin 2016, buxhet i cili u miratua me konsesusin e të gjithë këshilltarëve bashkiakë, u përgjysmua buxheti me argumentin se ekipit pritej ti afrohej një sponsor dhe se aksionet e Klubit do të dilnin në shitje. Por asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Lojtarëve akoma nuk u është komunikuar se si do trajtohen financiarisht. Megjithëse nga ana e futbollistëve ekziston përkushtimi për ta ringritur përsëri Butrintin, në fushën e lojës nuk mund të luhet futboll me barkun bosh.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.