Sotir  Qirjazati dhe një histori me gomerë në Kulluricë

21/06/2318:45

Shperndaje:

Sotir  Qirjazati dhe një histori me gomerë në Kulluricë – Pjesë nga libri “Njerëz si ata” i shkrimtarit Panajot Boli.

Sotir Qirjazati mbetet një figurë mjaft interesante dhe e spikatur për Komunitetin  e Minoritetit Grek. Pas viteve ’90,  ai ishte lideri kryesor  i tij, një politikan i kompletuar pa eksese etnike, i ekuilibruar dhe me kulturë demokratike. Ky komunitet e mban mend për politikën largpamëse, të matur duke gëzuar reputacion edhe në arenën ndërkombëtare në krye të organizatës së OMONIES. Edhe politika shqiptare e ka respektuar  dhe vlerësuar për qëndrimet e tij në stabilizimin e situatave në jug të vendit ku  jeton Minoriteti Etnik Grek. Bashkia  e Finiqit  e ka nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Livadhjasë’.

Ai erdhi në politikë pas ‘universitetit’ që kreu në burgjet e diktaturës komuniste. Paçka se ishte drejtori i shtëpisë së kulurës në Sarandë, ai nuk mundi t’i mbante të lidhura mendimet e tij të lira demokratike, aq më tepër  ku abuzohej me të drejtat e Minoriteti në menyrë aq hipokrite nga Partia në pushtet. Në një rreth të ngushtë, ata diskutonin hapur për këto spekullime. Ata arritën të nisin edhe një letër kryeministrit grek për situatën në Shqiperi dhe gjendjen e Minoritetit Grek, anonim. Por Sigurimi, i cili kishte kohë që e ndiqte këtë grup intelektualesh, arriti të identifikojë se letra u shkruajt nga Sotiri dhe grupi i tij. Sotirit dhe grupit të tij i hodhën prangat.

Një veçori i tij, përveç kulturës së madhe filozofike, zotëronte edhe një humor të hollë, por të fuqishëm që i shkonte në shtat groteskut

Kujton një kolegu im se në ’97-ën, pas ngjarjeve të mëdha që kishin ndodhur, kryesia e OMONIES ishte mbledhur për të vendosur nëse deputetët e OMONIES do të uleshin apo jo në parlamentin e ‘Berishës’ Një pritje e gjatë para zyrave të OMONIES në Sarandë nga gazetarët. Del kryetari i OMONIES Sotir Qirjazati, i qetë me një hap të ngadaltë. Pllakosi një qetësi dhe mikrofonat iu drejtuan atij. Ai ishte tepër konçiz:

-Ne kemi marrë një vendim, që të mos marrim asnjë vendim

Kaq ishte deklarata e tij.

Siç thamë, Sotiri kishte punuar drejtor i shtëpisë së kulturës në vitet  ’70. Më ka ngelur në mendje një episod që më tregoi i ndjeri, kur  e takoja dhe kisha kënaqësi të mirrja mendime dhe intervista.

…Ishte e diel dhe qe shpallur një aksion i madh në fushën e Vurgut. Mbjellja e misrit me kubik. Të gjithë në këmbë. Me agjitacion të frymëzonim aksionistët dhe të jepnim një gjallëri dhe pamje festive. Emulacioni, bërtiste Jashari, sekretari i parë i komitetit të Partisë. Në krye të grupit të emulacionit më vunë mua dhe Guro Zenelin, kryeredaktorin e gazetës ‘Fitorja’.

Menduam të ngremë qëndrën e emulacionit  në fshatin Kulluricë, si pikë dominuese për Vurgun ku mbillej misri me kubik. Qëndra e zërit duhej të jepte raportime të dalluarish, brigada, informacione, këngë revolucionare etj. Por sa hapëm qëndrat e zërit  dhe gjëmuan autoporlantët, na ndodhi një e papritur jo e këndshme. Sa dëgjuan zhurmën e autoporlantëve, gomerët e Kulluricës iu përgjigjën si e një orkestre saksoni. Menjëherë iu përgjigjën ato të Livadhjasë. Solidarë u bënë edhe ato të Lefter Talos, Sopikut, Halos… Gjëmonte fusha nga autoporlanti ynë dhe pëllitja e gomerëve

-Ç’bëjmë tani? -më pyeti Guroja i shqetësuar

-Fike, fike, na mori historia- i thashë

-Ç’thua? Nesër të jemi në sallën  e  … Ishalla s’i vete mendja ndonjë nga ata …të medhenjtë..

Me zemër të ngrirë pritëm… Asnjë haber. Ia kishim hedhur. Pas ca ditësh kur e panë se rreziku kishte kaluar bashkë me ankthin tonë, tek pinim kafe  me Guron, shikonim njëri-tjtrin pa folur dhe qeshnim…


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.