SKANDALI: Mitropoliti i Gjirokastrës thirrje të krishterëve kundër myslimanëve


SKANDAL/Mitropoliti i Gjirokastrës bën thirrje të krishterëve kundër myslimanëve
Nga Agron MEMA

Skandal i mitropolitit të Gjirokastrës, i cili, nga mesha në kishën e Shën – Harallambit të qytetit të Sarandës, u bëri thirrje publike të krishterëve, që të bojkotojnë shërbimet funerale nga zyrat, të cilat kanë pronarë …myslimanë. Dje ishte dita e luleve.
Qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën për të dëgjuar meshën në kishën e Shën- Harallambit në qytetin e Sarandës, e cila u mbajt nga mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitër Dikboshan, një shërbestar gati 30-vjeçar në këtë kishë. Mesha u mbajt në gjuhën greke.
Por ajo që shqetësoi besimtarët dhe u bë shkak për këtë shkrim me denoncimet e tyre pranë gazetës, është fakti se pas meshës mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitër Dikboshan u bëri thirrje besimtarëve që për ceremonitë mortore të mos paraqiten në zyrat funerale të pronarëve myslimanë.
Kjo ka tingëlluar keq në veshin e besimtarëve, të cilët kanë vite në bashkëjetesë paqësore mes banorëve me besime fetare të ndryshme.
Thirrje të tilla të mitropolitit të Gjirokastrës, i cili u kërkon besimtarëve të krishterë që të bojkotojnë shërbimet e myslimanëve janë përçarëse, të rrezikshme, që cenojnë harmoninë midis besimeve fetare, që nxitin urrejtjen, hakmarrjen, përplasjet civile me motive fetare.
Lind pyetja: Nga kush merr udhëzime të tilla mitropoliti i Gjirokastrës, sepse pakkush mund të besojë, se thirrje të tilla janë iniciativë personale e mitropolitit? Kujt i intereson që të përçahen njerëzit mbi motive fetare dhe të ndizen vatra të urrejtjes dhe të hakmarrjes, deri në përplasje civile të njerëzve me besime të kundërta fetare? Pak ditë më parë në Zelandën e Re ndodhi një masakër, pikërisht e nxitur nga motive fetare.
Mos vallë, mitropoliti i Gjirokastrës u frymëzua nga ajo masakër e nxitur nga motivet fetare? Kush i lejon këta emisarë të fjalës së Zotit të dalin nga udha e Zotit?
Me ç’të drejtë mitropoliti i Gjirokastrës fyen komunitetet me besime të ndryshme? Ky mitropolit, ka cenuar edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si nxitës i urrejtjes fetare të popullit, dhe ligji duhet ta çojë në bankën e të akuzuarve këta përçarës të popullit?
Shteti duhet të ndërhyjë dhe t’u tregojë vendin pehlivanëve shovinistë dhe t’i ndal frymën përçarëse antikombëtare të tyre. Agron Mema / Gazeta Telegraf

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.