Shtëpia muze Bilal Xhaferi në Ninat, destinacioni më i ri i turizmit kulturor

Shtëpia muze Bilal Xhaferi në Ninat

 

Shtëpia muze e shkrimtarit Bilal Xhaferi në Ninat, Konispol, destinacioni më i ri i turizmit kulturor që i shtohet zonës së Sarandës.

 

Kjo shtëpi muze është ndërtuar nga Antika Hoxha Xhaferi, motra e shkrimtarit Bilal Xhaferi.

 

VIDEO

 

 

Ku ndodhet Shtëpia muze e shkrimtarit Bilal Xhaferi

 

 

Fshati Ninat ndodhet 50 km larg Sarandes dhe eshte pjese e Njesise Administrative Markat, Bashkia Konispol. Pervec se vendlindja e shkrimtarit Bilal Xhaferi, ne Ninat ka lindur edhe Hoxha Hasan Tahsini.

 

Kush ishte shkrimtari Bilal Xhaferi

 

Bilal Xhaferi u lind më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit, i biri i Xhaferr Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar si antikomunist më 1945. Në moshën 8 vjeç i vdiq e ëma, kurse në moshën 10 vjeç, pushteti komunist i pushkatoi të atin nacionalist dhe ai mbeti jetim me tri motra, nën kujdesin e Ferik Hoxhës, gjyshit nga babai. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, duke marrë dy klasë në një vit, më 1948 u largua për të gjetur punë në Sarandë si korrier, sidomos pasi gjyshi iu shpall kulak dhe e shpronësuan. U rrit bashkë me të motrat në internim ku dhe u lejua të kryente shkollimin e mesëm.

 

Bëri një shkollë njëvjeçare si gjeometër. Më 1954-1955 jetonte bashkë me të motrën Antiken, në një dhomë në Sukth të Durrësit. Aty ndiqnin të dy shkollën shtatëvjeçare, motra ditën, ndërsa ai natën, sepse punonte normist. Ndërkohë kreu një shkollë teknike për ndërtim dhe u punësua në kantiere ndërtimi, në rruga-ura në Krujë, në hidrocentralin e Ulzës etj.

 

Krijimtaria letrare e Bilal Xhaferit

 

 

Më 1967 i botohet vëllimi me poezi Lirishta e kuqe, por nuk u vu kurrë në qarkullim. Po atë vit konkuroi me romanin Krastakraus në konkursin letrar të mbajtur me rasin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993.

 

Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit Dasma të Kadaresë… Duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste… Një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Po për këtë ai u qortua rëndë nga Fadil Paçrami. Iu hoq e drejta e botimit, u dëbua dhe u dërgua të punonte në fermën e Sukthit. Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua.

 

Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi.  Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht.

 

Në vitin 1986 ndërroi jetë në Çikago.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.