Sherri mes 12 personave në Gjashtë për një makinë me qira, në vendngjarje 6 gëzhoja – FOTO

02/01/2513:28

Shperndaje:

Sarandë: Sherr masiv me armë zjarri dhe sende të forta në fshatin Gjashtë, përfshihen punonjës policie dhe persona të tjerë

 

Një sherr masiv ka ndodhur rreth orës 01:35 të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë, Sarandë, ku 12 persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm. Përplasja ka përfshirë përdorimin e sendeve të forta dhe armëve të zjarrit, ndërsa policia ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja armësh zjarri.

 

 

Personat e përfshirë:

Mes të dyshuarve për ngjarjen janë:

 

Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, efektivë të Policisë Kufitare Sarandë Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë.

 

Zhvillimet më të fundit:

 

Dy prej të dyshuarve, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Policisë Sarandë. Një tjetër i dyshuar, Mihal Sulejmani, gjithashtu është paraqitur në polici.

 

Nga përplasja, disa persona kanë mbetur të lënduar nga goditjet me sende të forta. Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi (vëllezër), të cilët kanë marrë ndihmën e parë në spital, janë shoqëruar më pas në komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Dyshimet dhe hetimet:

 

Sipas burimeve, konflikti dyshohet të ketë nisur për një mosmarrëveshje rreth një makine me qira. Policia ka analizuar kamerat e sigurisë dhe po kryen kontrolle për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë.

 

Deklarata e policisë:

 

“Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.”

 

Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të saj. Grupi hetimor, në bashkëpunim me AMP dhe Prokurorinë e Sarandës, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.