Saranda Web zbulon kush i kafshoi lekët e qenve


Sulmi i qenve të rrugës ndaj një zyrtari të Bashkisë Sarandë, ndodhur mëngjesin e sotëm, ka ngjallur reagime të shumta nga opinioni qytetar për këtë problem mjaft shqetësues në Sarandë. Por midis komenteve ironike  dhe atyre që përcillnin përjetime të ngjashme, ka patur edhe një koment që vinte në dyshim faktin e tenderit për prej 3.3 milionë lekësh zhvilluar nga ana e Bashkisë Sarandë për atë që titullohet “Shpenzime për përkujdesjen e kafshëve të rrugës (sterilizim,vaksinim dhe matrikulim i qenve endacak meshkuj)
Saranda Web, si kurdoherë, po përgjigjet me fakte:
Ky tender, që nga e Bashkisë konsiderohet Blerje mallrash me vlerë të vogël, është shpallur në datën 30 mars 2018.
Data e mbajtjes së tenderit ka qenë në 03 prill 2018 dhe data e shpalljes së fituesit ka qenë 06 prill 2018, pra gjithcka ka ndodhur brenda 1 jave.
Nga ana e Bashkisë Sarandë në datën 6 prill 2018 është bërë shpallja e fituesit të këtij tenderi, i cili sipas dokumentave që disponon Saranda Web rezulton se Operator Ekonomik Kontraktues ka qenë Orgesa Beqari.
Ne nuk mund të dimë se cfarë ka ndodhur me realizimin e kësaj “blerje në shuma të vogla”, por dyshimet tona janë se lekët e qenve të rrugëve në Sarandë janë kafshuar, dyshime të cilat i bazojmë në faktin se deri më sot nuk është parë nëpër rrugët e Sarandës asnjë qen endacak i matrikulluar.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.