Rrebelët Huthi godasin Arabinë Saudite, rritet menjëherë çmimi i naftës edhe në Sarandë

Rrebelët Huthi godasin Arabinë Saudite, rritet menjëherë çmimi i naftë edhe në Sarandë

Mjaftoi goditja e Huthëve ndaj Arabisë Saudite dhe rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare që pikat e karburanteve në Sarandë të ndryshonin menjëherë tabelat e çmimeve.

 

Rrebelët Huthi godasin Arabinë Saudite, rritet menjëherë çmimi i naftës edhe në Sarandë

 

Nafta ka arritur në 229 lekë për litër, ndërsa për kategori të tjera çmimi shkon deri në 235–239 lekë për litër.

Ajo që bie në sy është shpejtësia me të cilën operatorët reagojnë sa herë që çmimet ndërkombëtare rriten. Tregu i karburanteve në Shqipëri, i etiketuar shpesh si një “kartel” për mënyrën pothuajse të njëtrajtshme të lëvizjes së çmimeve, reagoi edhe këtë herë menjëherë.

 

Dhe këtu lind pyetja: si mund të shtrenjtohet menjëherë karburanti që ndodhet prej ditësh në depozita dhe është blerë me çmimin e mëparshëm?

 

Kur nafta shtrenjtohet në bursë, tabelat në Shqipëri ndryshojnë me shpejtësi. Por kur çmimet ndërkombëtare bien, konsumatorët nuk e shohin gjithmonë të njëjtin reflektim të menjëhershëm në pompë.

 

Në Sarandë, ku karburanti ndikon drejtpërdrejt te transporti, furnizimi dhe bizneset, çdo rritje prek një zinxhir të tërë të ekonomisë.

 

Tensionet janë mijëra kilometra larg, por rritja e çmimit mbërriti menjëherë edhe në pompat e Sarandës. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë