Qytetari denoncon dhunën e ushtruar në Komisariatin e Policisë Sarandë
Një qytetar nga Saranda ka denoncuar në Shërbimin e Kontrollit, Çështjeve dhe Ankesave të Brendshme të Policisë së Shtetit, në Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe institucione të tjera dhunën e ushtruar ndaj tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Denoncimin qytetari, i cili kërkon të mos publikohet emri i tij, e ka dërguar edhe në Saranda Web dhe po e publikojmë të plotë:
Net e gdhire te dates 5 Gusht rreth ores 1 te mesnates jane afruar familjaret e mi per tu informuar per fatin e femijes se tyre minoren.
Pasi jane afruar ata jane shtyre dhe detyruar te largohen nga trotuari para komisariatit
Jam afruar une pasi ndohesha rreth 10 metra larg dhe i kam thene nje inspektori te policise me uniforme qe jane familjaret dhe femija i tyre eshte minoren.
Shfaqet nje civil nga brenda komisariatit i cili me uleret dhe shtyn per tu larguar .
I them mos me shtyj dhe se gruaja qe eshte ne krahun tim eshte nena dhe duhet te jete aty dhe te informohet per fatin e femijes se saj. Vazhdon te me shtyje dhe i them ‘ Ti je punonjes policie apo ganster se s’po kuptoj ??!!
Me kap nga krahu me terheq e me thote “Ta tregoj une ty me thote se kush jam!“
Me terheqin me force dhe me fusin ne komisariat ku nje prej tyre me dhunon dhe me force duke me demtuar nje gisht te dores se majte me ka mare telefonin tim celular per te mos me lene te beja telefonate.
Del nje punonjes policie dhe me thote qe ta tregojme ne ty, futu pak ketu!
Me shoqerojne dhe me fusin ne nje qeli qe ne ditet e sotme duhet te kete masa Anticovid por ishte totalisht e qelbur dhe era urine sa nuk merje dot fryme.
Per shkak se gjendja ime shendetesore nuk me lejon te mar fryme me hunde perdor medikamente qe me lirojne nje % te vogel te hundes por ne ate moment nuk kisha me vete dhe isha totalisht i bllokuar.
U shtriva mbi rrobat e mua dhe atletet i vendosa si jastek dhe u mundova te qetesohesha.
Nga ky moment filloi nje film ofenimesh – poshterimash – me te gjithe punonjesit e pranishem ate nate aty qe afroheshin te porta dhe me percmim shihnin ‘sipas tyre’ nje person me probleme se ishte shtrire –
Dikush bertiste Hidhi uje te ngrihet -Çohu ore – Ej ou – O djali – Hidhi uje ore, -merr o nje kove uje hidhja te ngrihet
Pas nje periudhe kohe te cilen sjam ne gendje ta them mu shpif cdo gje dhe ne nje gjendje te renduar psikologjike
Nxjer lidheset e njeres prej atleteve te mia, afrohem te porta e qelise e cila ishte prej hekur me katrora –
Hypi pak mbi porte e lidh ne pjesen e siperme te portes dhe ne kohen qe po e lidhja dikush larg sheh dhe u thote te tjereve:
Ore po var veten ai aty brenda.
Vazhdoj te lidh pjesen tjeter rreth qafes dhe ne moment qe mbarova shfaqet nje punonjes policie i cili me sheh dhe thote
Do varesh ore ? – He ore varu!
Hahahahhaha – Nje me pak nje me shpejt!
Leshoj trupin poshte
Filluan te bertisnin – Vari veten – Vari Veten!
Pas disa sekondash nga pesha e trupit lidhesja e atleteve keputet dhe pasi keputet drejtohem drejt atletes tjeter per te mar lidhesen tjeter.
Ne kete moment hapin porten dhe futen brenda dhe me marin rrobat dhe atletet.
Shtrihem perseri ne toke dhe po mundohesha te qetesoja veten duke kryer frymemarje
——
U kerkoj ndihme mjekesore dhe nje mjek specialist per te me ekzaminuar
- Nga ta marr pergjigje vazhdimisht qe mjeku apo ambulanca nuk eshte si rregull te vije ne ambientin e komisariatit
- Dil dhe shko ne spital vete ose te cojme ne nese do-
- Jo – Nuk dal. Kerkoj mjekun – Kerkoj te bej nje kallezim
- Kush me shoqeroi ne komisariat, Pse?
- Kush me dhunoi dhe me mori telefonin – Pse ?
- Kush me futi ne nje qeli pa regjistruar – Pse ?
- Kush nuk me mori lidheset e atleteve apo te me shihte nese kisha rrip pantallonash – Pse?
Mar pergjigje qe duhet te largohem nga komisariati dhe te shkoj ne spital
Vazhdon nje loje me nuk e di sesa persona qe me luten te qetesohesha e te dilja te shkoja ne spital ose ne shtepi
Nuk pranoj dhe kerkoj ndihme mjekesore dhe pas nuk e di sa kohe qe vazhdoja te kerkoja ndihme mjekesore dikush bertet dhe thote te lajmeronin ambulancen –
Vjen ambulanca dhe dikush me unifome mjeku me prezantohet si ndihmes mjek dhe kryen matjen e tensionit te cilin e kisha te larte
Dikush i thote te me benin nje qetesus e te flija gjume
I them – Cfare qetesuaesi do me besh dhe se nuk e di nese me ben reaksion pasi kam reaksione nga disa ilace
Me pyet bga cfare ilacesh ?
I them nuk mundem te kujtohem ne kete moment
Mjeku ndryshpn mendim per te me dhene ilac qetesues pasi nuk ishte i sigurte nese mund te me demtonte
vazhdon nje periudhe me njerez te ndryshem qe me kerkonin te dilja e te ikja ne shtepi
U kerkoj te bej kallezim dhe te largohem ose te me japin nje procesverbal me detajet se kushin ishin dhe me numrat e tyre te policise per te bere nje kallezim me vone pasi sipas tyre vetem mbas ores 8 mund te me sherbenin –
U them qe jam shtetas shqiptar dhe kerkoj te bej nje kallezim e te largohem
Ne te kundert do rri ketu deri sa me te me sherbeni
Afrohet dikush e me thote –
Ore ik se nese nuk iken e bejme dhe ndryshe.
Kemi dhe kokore dhe pranga ne – Ik me te mire!
Nuk pranoj te largohem dhe kerkoj te bej nje kallazim e te largohem!
Kthehet e me thote se nese nuk largohem do te me arrestojne per “Kundershtim te punonjesit te policise me dhune’
I them qe skam. kryer asgje qe te meritoj kete qe me beni ketu
Me pranoni kallezimin dhe largohem
U thote forcave shqiponja te me hedhin prangat se do arrestohem
I them ok – Nese do me arrestosh – arrestome. Por thjesht dua te bej nje kallezim dhe te largohem.
pasi kaluan disa minuta dhe nuk po arrestohesha kthehet dhe me thote te larohem ose do e bejne ndryshe
Nuk pranoj te largohem dhe kerkoj perseri te bej kallezim
U kerkon forcave shqiponja te vazhdojne e ata i thone qe do iki po prit – Dhe me thone ik, shko ne shpi.
U them – JO
Nese do me arrestoni – Arrestomeni.
Me thone cohu ne kembe – Cohem dhe per arsye se me ishin bllokuar kembet u kerkoj forcave shqiponja pak kohe se spo rrija dot ne kembe.
Me presin dhe me pyesin nese doja uje.
Me sjellin dhe uje – presin dhe pak e me zgjasin prangat
Ketej e tutje fillojne torurat e tjera
Kur me thone qe do me pranosin me duart mbrapa u kerkoj qe te mos e bejne pasi nuk e perballoj dot ne gjendjen qe jam dhe se kam probleme me frymemarjen dhe hundet e bllokuara.
Me vendosin prangat mbrapa dhe mi shtrengojne shume – Akoma kam shenjat e tyre neper duar! Bertas fort dhe u them qe me bllokuan duart dhe spo leviz gjaku
- Ne ate kohe mi shtrengojne me forte!
Vazhdoj te bertas dhe te kerkoj ndihme pasi sme leviznin duart - Vazhdonin te me mbanin nga duart dhe
Sjellin nje skafander te cilen me vendosin ne koke.
I pyes cfare eshte kjo dhe se nuk mund ta vendosin pasi kam problem me frymemarjen dhe se ne kete menyre do me bllokonin ajrin
- Vazhdojne.
U kerkoj te mos e shtrengojne se nuk mar dot fryme nga hundet dhe se po me bllokonin frymemarjen
Si per inat – e shtrengojne sa mundeshin.
Qe nga ky moment nuk merja dot fryme pothuajse fare duke u sforcuar per nje pike oksigjen.
Fillova te bertisja dhe te kerkoja ndihme duke uleritur se po me mbysnin dhe spo merja dot fryme.
Ulerima e kerkim per ndihme se spo mar dot fryme –
Spo mar dot fryme – Spo mar dot fryme – Spo mar dot fryme – Spo mar dot fryme – Spo mar dot fryme – Spo mar dot fryme!
Po me vrisni – Po me mbysni!
Ulerima dhe thirrje per ndihme pa fund – Por ndihma nuk erdhi kurre!
Pas disa minutash me probleme me ajrin dhe ulerima per ndihme dikush thote:
Nese ti heqim keto do ikesh? po do iki uleras!
Mi heqin dhe largohem me familjharet e mi qe me mbani n ga duart pasi nuk ecja dot
Me cojne ne spital me urgjence dhe pasi qetesohem
Hypim ne makine dhe largohemi nga Saranda –
Shenjat e dhunes jane te dukshme akoma ne trupin tim.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
06/08/216:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
06/08/216:46
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
06/08/216:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
06/08/216:46
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
06/08/216:46