PS takim elektoral. Banorët: Këto premtime na i bërët para 4 vjetësh


berdenesh 1PS takim elektoral. Banorët: Këto premtime na i bërët para 4 vjetësh.
Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste ishin për një takim elektoral në Berdenesh.
Kandidati Alket Hyseni u shpreh në takim se “Në katër vitet e ardhshme Berdeneshi do të përfitojë investime të rëndësishme në Infrastrukturë duke sjellë rritjen e mirëqenies për banorët e zonës, por edhe duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit. Përfundimi i legalizimeve së shpejti shoqërohet nga urbanizimi.
Ky është vizioni jonë për zhvillimin e njërës nga zonat më piktoreske të Sarandës. Rehabilitimi i rrugëve do të lehtësojë vizitat e turistëve në këtë zonë piktoreske.
Njëkohësisht do të stimulojmë banorët që duan të shndërrojnë shtëpitë e tyre në bujtina për turistët” – është shprehur kandidati Alket Hyseni për banorët e Berdeneshit.
Në takim banorët u shprehën se këto premtime na u bënë edhe përpara 4 vjetësh, por asgjë nuk ndryshoi. Kërkesa jonë është të kemi një ujësjellës, u shprehën banorët.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.