Protestë e banorëve në Manastir mbi Plazhin Pasqyra kundër prishjes së shtëpive për Investim Strategjik

19/02/2514:18

Shperndaje:

Protestë e banorëve në Manastir mbi Plazhin Pasqyra: Kundërshtojnë prishjen e shtëpive për Investim Strategjik

Banorët e fshatit Manastir, mbi plazhin e njohur Pasqyra, kanë dalë sot në protestë kundër vendimit për prishjen e shtëpive të tyre, të cilat rrezikojnë të shemben për t’i hapur rrugë një investimi strategjik. Sipas banorëve, ky vendim prek më shumë se 150 familje që jetojnë në këtë zonë prej rreth 30 vitesh.

Vendimi i miratuar nga KKRRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit) i hap rrugë ndërtimit të projektit “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, një zhvillim i shoqërisë “Premium Finance Invest” sh.p.k., i cili synon të transformojë zonën në një kompleks turistik luksoz.

Banorët pretendojnë se nuk janë konsultuar dhe e shohin këtë vendim si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj jetesës së tyre. Ata kërkojnë transparencë dhe drejtësi, duke theksuar se kanë ndërtuar shtëpitë me kursimet e një jete dhe se shumë prej tyre nuk kanë alternativa të tjera strehimi.

“Shteti nuk mund të na nxjerrë në rrugë pas 30 vitesh. Kemi investuar gjithçka për të ndërtuar një jetë këtu. Shtëpinë e kam ndërtuar me djersë dhe do ta mbroj me gjak”, tha një nga protestuesit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për  zgjidhjen e çështjes.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.