Prishja e hotelit 20-vjeçar, reagon Bashkia Sarandë: Aty do të kryhen investime strategjike

06/06/2114:32

Shperndaje:

Pas publikimit në Saranda Web të denoncimit të pronarëve të Hotel Kristal në Manastir, një hotel i ndërtuar dhe që funksionon prej 20 vjetësh, ka reaguar edhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë.

Në reagimin e IVMT prane Bashkise Sarande thuhet se: Me Njoftimin nr 5612/1 date 26.05.2021 IKMT-se dhe IVMT-se prane Bashkise Sarande i eshte vendosur ne dispozicion Vendimi me nr 482 date 18.05.2021 i ASHK Sarande, nepermjet te cilit eshte vendosur moslegalizimi i objektit te vetedeklaruar nga shtetasit Stavro e Anila Balkoni, me vendndodhje ne Manastir, pasi rezulton i ngritur ne territor te destinuar per investime strategjike.

Ndodhur ne keto kushte, pas njoftimit te bere nga ana e ASHK-se, Inspektorati Ndertimor ka detyrimin e zbatimit te ligjit nr 9780/2007 “Per Inspektimin e Ndertimit”, i ndryshuar, per te dale me vendim per prishjen e objektit te mesiperm.
Per rastin ne fjale sipas IVMT rezulton se subjekti nuk disponon leje ndertimi te leshuar nga institucioni i pushtetit vendo
r, thuhet në reagimi e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë.

Por nga ana tjetër, pronarët kanë vënë në dispozicion të Saranda Web këtë dokument, i cili vërteton se objekti ka Leje Ndërtimi.

VIDEO e denoncimit të pronarëve të hotelit


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj nga spitali sërish drejt sheshit: Protesta nuk do të ndalet
Lundrimi i trageteve Sarandë – Korfuz i bllokuar për shkak të motit të keq
Seit Bala, mësuesi i shumë brezave në Delvinë, ndahet nga jeta
Adem Daci përjetësohet në Sarandë: Qendra Kulturore e Fëmijëve do mbajë emrin e kitaristit legjendar
Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash
Në janar nis rivlerësimi i pasurive/ Kush përfiton dhe kush humbet nga rivlerësimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.