Prangosja e zyrtarit, reagon PD: Sarandën dhe Ksamilin e ka mbërthyer Mafia – VIDEO

23/11/2313:34

Shperndaje:

Prangosja e zyrtarit të IVMT Bashkia Sarandë, reagon PD: Sarandën dhe Ksamilin e ka mbërthyer Mafia

VIDEO

Një tjetër arrestim është kryer mbrëmjen e djeshme, ku këtv herë në pranga ka rënë kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Sarandës.

Dita ditës, qyetarët e Sarandës po mësojnë se sa e kalbur është administrata e ndërtuar me militantizëm dhe pathos korrupsioni.

Dita ditës qytetarët e Sarandës po kuptojnë se si këtë qytet por dhe qytezën e Ksamilit, e ka mbërthyer mafia e pronave që nën zaptimin e trojeve publike dhe private të qytetarëve të ndershem, po furnizojnë me para militantët e Partisë Socialiste që duke shkelur me të dyja këmbët ligjet e shtetit shqiptar, i hapin rrugë paligjshmërisë që pasojat i ka tek qytetari i ndershëm. Denoncimet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike po vërtetohen më së miri 21 muajt e fundit, ku me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK, kanë rënë në pranga 24 zyrtarë që veprimtarinë e tyre e kanë pasur pikërisht në Sarandë e Ksamil dhe ështe shpallur në kërkim 1 tjetër, të akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Vërtetohën kështu edhe akuzat se kush cfarë fshihet pas fitoreve “spektakolare” të Partisë Socialiste në Sarandë në 5 zgjedhjet e fundit qëndrore dhe lokale. Përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit dhe krimit, përmes lejimit të ndërtimeve pa leje apo legalizimeve në shkelje të ligjit, përmes lejeve të ndërtimit apo dhënies së plazheve private, është transformuar dhe orientuar vota për t’i siguruar pushtetin bandës në qeveri, pushtet i cili po kalbet dita ditës.

Partia Demokratike dega Sarandë, i bën thirrje Prokurorise së Rrethit dhe SPAK, të shtrijnë hetimet edhe më thellë në administratën e Sarandës për të vendosur përfundimisht drejtësinë e munguar, por mbi të gjitha të nisin pa humbur kohë edhe hetimet pasurore ndaj zyrtarëve të Bashkisë, ASHK, Policisë e insititucioneve të tjera, ku pronarë trojesh, pallatesh, apartamentesh apo qiramarrës të plazheve, rezultojnë pikërisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të administratës publike.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet
Rama: Shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të bëhet në fillim të dhjetorit
Prindër të fëmijëve në kopshte dhe shkolla të alarmuar: Në Sarandë ka rënë morri
Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.