Policisë Kufitare Sarandë i akordohet Çertifikatë Mirënjohjeje

19/07/1720:26

Shperndaje:


Policisë Kufitare Sarandë i akordohet Çertifikatë Mirënjohjeje.
Agjencia mjedisore dhe mediatike AJMMI, me fokus veprimtarie ndërgjegjësimin për një mjedis të qëndrueshëm dhe një media me fytyrë publike, kryesisht në Jugun e Shqipërisë, në kuadër të 10 -vjetorit të krijimit të saj, I ka akorduar sot Titullin MIRËNJOHJE Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë me motivacionin:

“Për qytetarinë e treguar dhe solidaritetin civil në mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve promocionale të AJMMI_t, në kuadër të projekteve të financuara nga REC Shqipëri më focus mjedisin e qëndrueshëm dhe promocionin turistik e mjedisor në jug të Shqipërisë”.
Titulli iu dorëzua shefit të këtij komisariati N/Komisar Përparim XHaferi nga drejtori ekzekutiv i AJMMI-t Shkëlqim Hajno dhe Nënkryetari I Bashkisë Sarandë, Ramis Husi.
Më këtë rast në një ceremoni të organizuar në mjedise të Komisariatit të Policisë Kufitare pranë Portit Detar, merrnin pjese disa efektivë të këtij Institucioni, anëtarë të bordit të AJMMI-t si dhe përfaqësues të mediave lokale e qëndrore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e
Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.