Përfundon ujësjellësi i Kostarit, investim i banorëve dhe Bashkisë Finiq


Është inaguruar ujësjellësi i ri i fshatit Kostar të Bashkisë Finiq në prezencë të kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço, përfaqësuesit të konsullatës greke në Gjirokastër zotit Konstantinos Mihelis, këshilltarëve bashkiakë dhe banorëve të fshatit.
Kjo vepër e cila ishte ëndrra shekullore e Kostaritëve bëhet realitet pas një bashkëpunimi të banorëve të fshatit dhe bashkisë Finiq.
Bashkia ndihmoi me materiale dhe me fuqi punëtore. Investimi arrin vlerën tre milion lekë nga të cilat 10 mijë euro janë kontribut i familjeve të fshatit. U ndërtuan tre depo uji dhe linja prej 1600 m/l

Në fjalën e tij gjatë inagurimit kryetari i Bashkisë, zoti Kiço pasi vlerësoi nismën e marrë nga banorët për të realizuar këtë vepër të rendësishme , theksoi se këtë shembull duhet ta ndjekin edhe fshatrat e tjera për të përmirësuar së bashku kushtet e jetesës në vendlidjen tonë. Me këtë rast shpalli edhe lajmin e mirë për fillimin e punimeve në ujësjellësin rajonal të Merkos në Njësinë Administrative të Alikos nga i cili do të furnizohen 13 fshatra me ujë të pijshëm.
Përfaqësuesi i konsullatës greke në Gjirokastër zoti Mihelis midis të tjerave theksoi se uji është kulturë, jetë, zhvillim. Me frymë bashkëpunimi dhe unitet mund të arrijmë shumë gjëra në jetën tonë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.