Përfundon “Saranda Art Days” me pjesëmarrje të 30 piktorëve nga 14 shtete

Është finalizuar Simpoziumit i Parë Ndërkomëbatr i Pikturës në qytetin e Sarandës, aktivitet i cili mblodhi bashkë 30 piktorë nga 14 shtete të ndryshme!

Në promovimin e saj morën pjesë artdashës dhe krijues nga Saranda, banorë, turistë e rezidentë të huaj, shoqëruar nga vëmendja e medias vendore, rajonale e kombëtare.

Një Galeri Arti e vendour në natyrë, në shetitoren e re të Sarandës, e cila pati vizitorë të shumtë.

Në promovimin e saj morën pjesë përveç artistëve pjesëmarrës edhe Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, shoqëruar nga Drejtuesja e Qëndrës “Tirana Art” Jona Dividi.

Secili prej piktorëvre zbuloi fabulën dhe historinë personale të krijimit të veprës në Sarandë. Punët e realizuara dhe të kuruara bukur, si në një Galeri arti në mjedis të hapur, u vlerësuan nga publiku dhe vizitorët e shumtë.

Ato dalluan për përdorimin me profesionalizëm të lartë të ngjyrës, për konvencionin shprehës të natyrës dhe realiteteve tona, për përjetimin e momentit, që arriti të transmetohej emocionalisht. Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Pikturës erdhi në Sarandë, si një event artistik cilësor i kësaj vjeshte, organizuar prej 10-15 shtator 2021 nga Qendra “Tirana Art” me mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe Bougainville Bay Resort. Veprat e realizura me profesionalizëm dhe dashuri prej pjesëmarrësve në këtë aktivitet Ndërkombëtare do të pasurojnë fondin e Galerisë “Art-Saranda”!

Aktiviteti u finalizua me ndarjen e çertifikatave përkatëse për artistët pjesëmarrës si edhe gjithashtu Kryetari i Bashkisë së Sarandës z.Adrian Gurma në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë për realizimin e disa aktiviteteve të suksesshme në qytetin e Sarandës, i dhuroj Drejtueses së Qëndrës “Tirana Art”, Jona Dividi çertifikatë mirënjohjeje, gjithashtu “Stemën e qytetit” dhe “Emblemën e 100 vjetorit të Bashkisë”

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.