PD ngre alarmin: Në Butrint po zhduket midhja! Apeli ndaj ministres Anila Denaj dhe bashkisë Sarandë

07/11/2421:12

Shperndaje:

PD ngre alarmin: Në Butrint po zhduket midhja! Apeli ndaj ministres Anila Denaj dhe bashkisë Sarandë

 

PD Sarandë: Zhdukja e midhjes nga Liqeni i Butrintit për shkak se nuk jepet kontratat e qirasë për kultivuesit e midhjes.

 

DEKLARATA:

 

 

Një problem sa jetik aq edhe shqetësues na shtyn si Parti Demokratike në këtë dalje publike. Sot duam të bëjmë publike faktin real se një skandal i vërtetë po ndodh me kultivimin e midhjes ne Liqenit e Butrintit. Degradimi i parametrave jetësorë të liqenit dhe mos dhënia e kontratave të qerase për përdorimin e impianteve nga fermerët, rrezikon të lerë Liqenin e Butrintit pa midhje, për shkak të mos daljes së farës së saj.

 

E kjo situatë ende nuk dihet sa vite do të na lerë pa prodhim të midhjes ate që të gjithë e kemi quajtur me krenari Mreteresha e Butrintit. Ky skandal i përmasave të mëdha, ka zanafillën tek neglizhenca e Ministrisë së Bujqësisë, që për drejtuese ka vetë deputeten e Sarandës, Anila Denaj. Eshtë pikërisht kjo Ministri , e cila përmes Drejtorisë së Peshkimit dhe Akuakulturës , ka për detyrë monitorimin dhe ruajtjen e parametrave jetësorë te Liqenit të Butrintit.

 

Partia Demokratike gjen rastin t’i bëjë thirrje urgjente Ministrisë së Bujqësisë, që të veprojë me përgjegjshmëri dhe pa humbur kohë të kthejë Liqenin e Butrintit në kushtet optimale për nxitjen e kultivimit të midhjes. Gjithashtu kjo Ministri ka detyrimin të lidhë kontarat e qerase me fermerët e midhjes, të cilët kanë 2 vjet pa këto kontrata, edhe pse kanë të pakten 30 vite që punojnë në këto impiante. Janë rreth 73 kultivues të midhjes në zonën e liqenit të Butrintit. Pse duhet të importojë Saranda midhje nga Spanja kur ne vetë jemi prej dhjetëra vitesh kultivues të saj?

 

Thirrja jonë shkon edhe për Bashkinë Sarandë, që të mos qëndrojë indiferente përballë këtij fakti ulëritës, pasi as fasada e festës së peshkut nuk do u mjaftojë sivjet për të fshehur skandalin e mungesës së mbretëreshës së liqenit tonë. Të bëhemi bashkë të gjithë bashkë për të kërkuar zgjidhje urgjente të këtij problemi jetik.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vila PAJA në Ksamil kërkon punonjëse pastrimi ( Sanitare)
Njoftim pune për staf në Tradicional Restaurant & Grill 2E – Ksamil
Euro Hotel në Ksamil kërkon Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Përleshje për 1 vend parkimi në Ksamil – një dërgohet spital në Tiranë, një i arrestuar dhe disa të proceduar
Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici
Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.