“Nuk e dija që çanta kishte mina, unë do shkoja në Ksamil, më ngritën kurth”. Çfarë deklaroi ‘pronari’ i 4 minave

15/09/2312:40

Shperndaje:

Petrit Ndoji, 51 vjeçari nga Lezha që u kap tre ditë më parë në Vlorë duke transportuar mina, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Kështu kanë vendosur sot togat e zeza të Vlorës.

Gjyqi për caktimin e masës së sigurisë është mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar destinacionin e minave me telekomandë dhe nëse Petrit Ndoji ka pasur dijeni, se cili ka qenë objektivi.

51 vjeçari e kishte fshehur qesen me lëndë plasëse C4 në kroskotin e mjetit që drejtonte dhe u prangos nga Forca Operacionale në hyrje të Vlorës.

Megjithatë, i arrestuari ka pretenduar para gjyqtares dhe prokurorit se i kishin ngritur kurth persona të njohur, bashkë me bashkëpunëtorët e Policisë.

Sipas Petrit Ndojit, ai e kishte marrë qesen në Vorë dhe nuk e dinte se çfarë kishte brenda.

Si destinacion final, lezhjani ka thënë se kishte Ksamilin ku do të merrej me shitje pronash. Për shkak se rasti është nën hetim dhe detajet janë të pakta, ndaj nuk dihet nëse dhe minat kishin destinacion Vlorën apo Ksamilin ku do të shkonte Petrit Ndoji.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier dhe Ndihmës Kamarier. Ofrohet akomodim
Mesdheu Restaurant në Sarandë dhe Ksamil kërkon staf
Ilirjan Gërdhuqi: Në bashkinë Sarandë mungon Transparenca dhe Llogaridhënia
Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë
Aksion i ri i Tatimeve në turizëm: kontrolle në Booking & Airbnb, pagat fiktive dhe fiskalizimi
“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.