Një lajm i hidhur në prag të Krishtlindjes: Shuhet në moshën 70 vjeç këngëtari grek Vasilis Karras

24/12/2318:57

Shperndaje:

Një lajm i hidhur vjen në prag të Krishtlindjes nga Greqia.

Këngëtari i njohur, Vasilis Karras, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Mediat greke raportojnë se këngëtari shumë i dashur nga publiku, kohëve të fundit po përballej me probleme shëndetësore për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Por ditët e fundit ai gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, pasi ishte prekur edhe nga koronavirusi.

Fatkeqësisht Vasilis Karras u mposht dhe humbi jetën këtë të dielë.

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës dhe është rritur në Selanik, ku u shpërngul me familjen në moshën 10-vjeçare.

Karrierën në muzikë e filloi në Selanik, ku nxori disa albume. Suksesin më të madh e arriti me albumin “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180,000 kopje.

Karras, përveçse këngëtar i suksesshëm ishte kompozitor dhe tekstshkrues, pasi ka bërë dhjetëra materiale për shumë këngëtarë grekë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.