Nga SHBA dhe Anglia drejt Butrintit: turistët tregojnë çfarë i mahniti në Butrint

Nga SHBA dhe Anglia drejt Butrintit: turistët tregojnë çfarë i mahniti në Butrint 
Qyteti antik i Butrintit mbetet një nga ndalesat e vizitorëve të huaj në jug të vendit. Nga janari deri në gusht, parku është vizituar nga më shumë se 200 mijë persona, ndërsa fluksi vijon edhe gjatë shtatorit. Krahas monumenteve antike, vizitorët kanë mundësi të shohin sërish në Butrint edhe statujën e Deas, pas kthimit të saj.

 

 

Për Kristi, kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ajo thotë se Butrinti e ka tërhequr si për historinë, ashtu edhe për peizazhin që e rrethon.

 

SINKRON – KRISTI, VIZITORE NGA SHBA:

Është udhëtimi im i parë në Shqipëri dhe ka qenë shumë i bukur, mahnitës. Këtu dallohen ndikime të ndryshme, edhe ato romake. Parku është i veçantë për shkak të ujit që e rrethon. Më pëlqen sa i madh dhe i qetë është; mund të shëtisësh e ta shijosh. Gjithçka duket edhe shumë e mirëmbajtur.

 

Për Bekën dhe Piterin, të cilët jetojnë në Angli, kjo është hera e parë si në Shqipëri, ashtu edhe në Butrint. Ata kishin dëgjuar për qytetin antik përpara udhëtimit dhe zgjodhën ta kalonin këtu mëngjesin.

 

SINKRON – BEKA, VIZITORE NGA ANGLIA:

Po e shijojmë vërtet mundësinë për të mësuar si jetohej këtu dikur. Më pëlqejnë ndërtesat dhe historia e tyre. Është një vend shumë i qetë për të ecur, ndërsa tabelat informuese të ndihmojnë të kuptosh çfarë po sheh dhe nga të shkosh. Ishte shumë e këndshme ta kalonim mëngjesin këtu.

 

SINKRON – PITER, VIZITOR NGA ANGLIA:

Është hera ime e parë në Shqipëri. Këtu është shumë bukur dhe është vërtet interesante të shëtisësh e të zbulosh vendin.

 

Edhe pas muajve të pikut turistik, vizitorët vazhdojnë të ecin mes rrënojave dhe monumenteve të Butrintit. Për shumë prej tyre, njohja me historinë e qytetit antik është një nga përvojat e udhëtimit në Shqipëri. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.