Ndahet nga jeta inxhinieri dhe biznesmeni i respektuar Malo Mane

Ndahet nga jeta inxhinieri dhe biznesmeni i respektuar Malo Mane

Është ndarë nga jeta sot, më 12 shtator 2026, në Sarandë, pas një sëmundjeje të rëndë, inxhinieri dhe biznesmeni i njohur Malo Mane.

 

Ndahet nga jeta inxhinieri dhe biznesmeni i respektuar Malo Mane

 

I lindur më 3 dhjetor 1953 në fshatin Gjashtë, Malo Mane përfundoi Teknikumin e Ndërtimit në Sarandë në vitin 1973, ndërsa në vitin 1978 u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

 

Gjatë karrierës së tij të gjatë u dallua për profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin ndaj punës. Kontributi i tij mbetet i prekshëm në një sërë veprash ndërtimore, infrastrukturore dhe restauruese, përfshirë edhe objekte të trashëgimisë kulturore, të realizuara në Sarandë dhe në zona të tjera të vendit.

 

Përtej profesionit dhe aktivitetit të tij si biznesmen, Malo Mane do të kujtohet si një qytetar i lidhur fort me Sarandën, të cilën e donte dhe për zhvillimin e mbrojtjen e së cilës tregoi vazhdimisht interes dhe shqetësim.

 

Ai ishte gjithashtu një bashkëshort, baba dhe gjysh i përkushtuar. Ndarja e tij nga jeta lë në dhimbje familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe ta respektonin.

 

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të dielën, më 13 shtator 2026, në orën 11:00, në varrezat e Gjashtës, Volloder.

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mane dhe të afërmve.

 

🕯️ U prehtë në paqe

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.