Nacionalizmi, strofkulla e fundit e batakcinjve

01/05/1919:58

Shperndaje:


Duke parë këto foto, menjehere te shkon mendja tek shprehja “Nacionalizmi eshte streha e fundit e batakcinjve”
I deshtuar ne menaxhimin e Bashkise Finiq, aq sa nuk ka asnje shprese rikandidimi nga forcat politike qe e kandiduan 4 vjet me pare ne postin e kryebashkiakut dhe i akuzuar nga banoret per marrje rryshfetesh ne ndarjen e kullotave ne kete bashki, Leonidha Hristo ka perdorur nacionalizmin e verber si karten e fundit per shpetimin e tij politik.
Ne fshatrat e Bashkise Finiqi, se fundmi, kuptohet me ndonje tender korruptiv, jane vendosur tabelat me emrat e fshatrave. Bashkia ka vendosur t’i emertoje ato edhe shqip edhe greqisht, por ajo qe vihet re eshte shkelja e Ligjit 96/2017 per Pakicat Kombetare dhe deformimi i toponimeve.
Ne Ligjin 96/2017, per “Perdorimin e gjuhes” thuhet: “Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore”. Tabelat e vendosura ne Bashkine Finiq jane ne kundershtim te plote me kete ligj, pasi ligji percakton se gjuha e pare eshte ShQIPJA dhe gjuha e dyte eshte e Pakices Kombetare. Ky veprim eshte edhe ne kundershim te hapur me Kushtetuten e vendit, pasi emertimi i pare ne nje gjuhe te huaj ve ne diskutim teresine territoriale te Shqiperise, aq me teper qe tabelat jane te gjitha ne rrugen nacionale Sarande – Qafe Bote
Nje rast tjeter flagrant eshte ai i fshatit Pandalejmon, i cili banohet nga nje popullsi teresisht shqiptare, por qe ne tabelat e vendosura nga Leonidha Hristo eshte emertuar ne greqisht “Agios Panataleimonas”, qe perkthehet “Shen Pandalejmoni”, emer i cili nuk ekziston ne asnje emertim toponimesh ne Republiken e Shqiperise.
Keto veprime aventureske, pervec te kunderligjshme, cenojne edhe bashkejetesen dhe harmonine e komuniteteve ne zonen e Jugut te vendit.
Fotografite flasin vete! Ato i kane pare te gjithe, mbetet per t`i pare vetem Prokuroria e Sarandes.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ftelea Fish në Ksamil kërkon të punësojë staf
Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Nga Auron Tare
Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.